Flet për herë të parë shoqëruesi i Molliqajt që u përfshi në rrahjen me Abazin

Flet për herë të parë shoqëruesi i Molliqajt që u përfshi në rrahjen me Abazin

Videoja e publikuar mbrëmë ka shpërfaqur të gjithë përleshjen fizike ndërmjet kandidatëve për deputetë, Dardan Molliqajt nga AAK-PSD dhe Haki Abazit nga VV. Në video shihet edhe ndërhyrja në përleshje e shoqëruesit të Molliqajt, Fatos Sahitit. Ai po priste jashtë studios ku po debatonin ashpër Dardan Molliqaj e Haki Abazi. Pasi ata dy dalin jashtë objekit dhe nis […]

Videoja e publikuar mbrëmë ka shpërfaqur të gjithë përleshjen fizike ndërmjet kandidatëve për deputetë, Dardan Molliqajt nga AAK-PSD dhe Haki Abazit nga VV.

Në video shihet edhe ndërhyrja në përleshje e shoqëruesit të Molliqajt, Fatos Sahitit. Ai po priste jashtë studios ku po debatonin ashpër Dardan Molliqaj e Haki Abazi. Pasi ata dy dalin jashtë objekit dhe nis konflikti, aty ndërhyn edhe Fatos Sahiti.

I kontaktuar nga Gazeta Sinjali, Sahiti ka thënë se nuk ka çfarë të thotë. Ai e konsideron të mjaftueshme deklaratën e dhënë në polici pas incidentit.

“Unë e kam dhënë deklaratën në Polici. Videot kanë dalë. S’kam çka flas, s’kam çfarë deklaroj. Faleminderit shumë. Ditën e mirë!”, ka thënë Sahiti duke e mbyllur më pas telefonin.

Për publikimit të videos, menjëherë nisën akuzat ndërmjet zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Partisë Socialdemokarate. Për videon u deklaruan edhe Dardan Molliqaj e Haki Abazi, ndërsa zyrtari i PDK-së, Rexhep Hoti ndryshoi deklaratën e dhënë pas rrahjes.

Lëvizja Vetëvendosje bëri një reagim publik, duke bërë thirrje që të merren masa ndaj Dardan Molliqajt. Ndërkaq nuk ka ardhur ende një qëndrim zyrtar mbi pamjet nga Partia Socialdemokrate.

Përfaqësuesit e VV-së dhe PSD-së ishin përfshirë në përleshje fizike, pas një debati televiziv i cili ishte i shoqëruar me tensione, akuza e ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Dhuna fizike mes Molliqajt e Abazit kishte eskaluar në korridorin e një kolegji, teksa po dilnin nga studioja e improvizuar televizive ku po trasmetohej emisioni ndërsa e tërë ngjarja ëshë filmuar nga kamerat e sigurisë.

Rasti është duke u trajtuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe deri më tash janë ndërmarrë një varg veprimesh hetimore.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?