Fifa: Shqipëria e Kosova, kombëtaret më të dobëta në Ballkan

Kosova arriti ta zhvillonte një ecuri të pabesueshme prej 15 ndeshjesh pa humbje, e megjithatë përparimi i saj në rangimin e FIFA-s ishte tepër i ngadaltë. Kombëtarja jonë në rangimin e fundit del se i ka fituar veç 15 pikë duke arritur përparim me vetëm një pozitë në këtë rang-listë. Sipas rangimit të shtëpisë më […]
Sipas rangimit të shtëpisë më të madhe të futbollit në botë, FIFA, Kosova është kombëtarja më e dobët e futbollit në Ballkan. Para saj janë të gjitha të tjerat, përfshirë Shqipërinë të cilën e kishte mposhtur në Zvicër me rezultat 3-0.
Në dy ndeshjet e fundit, Kosova e mundi 2-1 Çekinë dhe humbi dinjitetshëm 5-3 nga Anglia, por duket që forma automatike e përditësimit të kësaj rangliste merr parasysh kritere të përçudshme, shkruan Periskopi.
Kjo sepse, Anglia ka rangim tepër të lartë, e katërta në botë, ndërsa edhe Çekia ka rangim relativisht të mirë. Por, as rezultat e fundit, e as 15 ndeshjet pa humbje duket se nuk mjaftojnë që Kosova të bëj një përparim drastik në renditje. Ajo para vetes gjen ekipe me lojtarë amatorë si Zimbabveja, Sierra Leone, Ishujt Faroe, Kenia, Libia, India etj.
Për më tepër, pozitë dy herë më të mirë ka edhe Bullgaria, vendi ballkanas të cilin e mposhtën si mysafir me rezultat 3-2.
Por, rangim të mirë nuk ka as Shqipëria. Ajo pas vetes sa i përket rajonit tonë ka lënë vetëm Maqedoninë Veriore (69) dhe Kosovën tonë, duke marrë vendin e 64. Dhe, del se pozitën aktuale e ruajti pas fitores mbresëlënëse ndaj Islandës në shtëpi me rezultat 4-2.
Kjo është ranglista e plotë e kombëtareve nga Ballkani:
Kroacia – 8
Serbia – 35
Sllovenia – 58
Mali i Zi – 59
Greqia – 60
Bullgaria – 62
Shqipëria – 64
Maqedonia V – 69
Kosova – 119












