Ferat Shala kujton Lec Gradicën në 21 vjetorin e rënies: Ishte ndër mjekët e parë që iu bashkua UÇK’së

Ferat Shala, kandidat për deputet nga radhët e PDK’së, ka kujtuar doktor Lec Gradicën, në 21 vjetorin e rënies së tij. Shala shkruan se Lec Gradica, ishte ndër mjekët e parë që iu bashkua UÇK’së. Ja shkrimi i plotë i tij: Sot shënohet 21 vjetori i rënies heroike të mjekut dëshmor Dr. Lec Gradica. Dr. […]
Ferat Shala, kandidat për deputet nga radhët e PDK’së, ka kujtuar doktor Lec Gradicën, në 21 vjetorin e rënies së tij.
Shala shkruan se Lec Gradica, ishte ndër mjekët e parë që iu bashkua UÇK’së.
Ja shkrimi i plotë i tij:
Sot shënohet 21 vjetori i rënies heroike të mjekut dëshmor Dr. Lec Gradica.
Dr. Leci ishte ndër mjekët e parë që iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i dhënë kuptimin e plotë profesionit të tij prej mantelbardhi dhe duke vënë në shërbim profesionalizmin e tij madje edhe në kohën kur UÇK vepronte ilegalisht.
Angazhimi i tij në mbështetje të UÇK-së, ishte motiv për luftëtarët e lirisë por njëkohësisht u dha kurajë dhe hapi rrugë edhe për angazhimin në frontet e luftës edhe të shumë mjekëve, intelektualëve dhe punëtorëve tjerë shëndetësore.
Dr. Leci do të mbahen mend në historinë e Kosovës si mjeku i parë i UÇK-së i rënë në detyrë.
Ai ra heroikisht në altarin e lirisë dhe përjetësisë, në krye të detyrës humane dhe patriotike, duke shëruar plagët e luftëtarëve dhe popullatës në malet e Qyqavicës.
Vepra e tij do të mbetët e përjetshme dhe shembulli më i mirë për gjeneratat e ardhshme se si duhet kontribuuar për të mirën e vendit.













