Falimenton “Adria Airways”

Falimenton “Adria Airways”

Kompania ajrore “Adria Airways” njoftoi zyrtarisht se ka bërë kërkesë për falimentim, duke i dhënë fund shërbimeve pas 58 vjetësh që nga formimi. Në një njoftim të hënën, kompania ka bërë të ditur se ka nisur procedurat e falimentimit në Gjykatën e Rrethit Kranj, Slloveni. Procedurat e falimentimit janë iniciuar nga menaxhmenti për shkak të […]

Në një njoftim të hënën, kompania ka bërë të ditur se ka nisur procedurat e falimentimit në Gjykatën e Rrethit Kranj, Slloveni. Procedurat e falimentimit janë iniciuar nga menaxhmenti për shkak të problemeve financiare dhe pamundësisë për të paguar punonjësit.

Tani gjykata në Slloveni ka në dispozicion tri ditë për të vendosur për hapjen e procedurave të falimentimit. Kompania ka njoftuar se do të anulojë të gjitha fluturimet.

Lidhur me rastin, ministri slloven për Zhvillim Ekonomik dhe Teknologji, Zdravko Pocivalsek, ka thënë se qeveria po konsideronte krijimin e një kompanie të re kombëtare për të përmirësuar lidhjen ndërkombëtare të Sllovenisë pas dështimit të “Adrias”, shkruan “exyuaviation”.

Në javën e fundit, “Adria” ka anuluar më shumë se 400 fluturime duke prekur më shumë se 15 mijë pasagjerë. Këtu përfshirë edhe fluturimet nga/në Aeroporti Tiranës dhe i Prishtinës. Kompania tani ka lënë pa punë 558 punëtorë. “Adria Airways” kreu operimin e fundit nga Kopenhaga drejt Lubjanës më 23 shtator.

“Adria Airways” ishte blerë nga fondi me bazë në Munih, “4K Invest” më 2016 për një shifër prej 100 mijë eurosh, përmes degës së vet “AA International Holding”. Nën moton “Ne rregullojmë”, “4K Invest” kishte thënë më 2016 se

“‘Adria Airways’ do të mbajë lidhjet e mira për bizneset dhe do të ofrojë çmime atraktive për turistët. Do të vazhdojë të shërbejë në tregjet e Sllovenisë, Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë, duke lidhur këto shtete me botën përmes rrjetit ‘Star Alliance’. Ne synojmë të rritemi edhe në Estoni, një treg ku kemi hyrë në nëntor të 2015-s”.

Gjithsesi, që nga ajo kohë, “Adria” la Estoninë dhe në Kosovë pësoi rënie të madhe të shitjes së biletave. Më herët gjatë vitit, fondi tha se s’ka mundësi që të ketë rritje në Slloveni për shkak të tregut të vogël./tch

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?