Edhe menaxhmenti i KEK-ut në krah të punëtorëve, kundër ligjit të pagave.

Edhe menaxhmenti i KEK-ut në krah të punëtorëve, kundër ligjit të pagave.

Punëtorët e KEK-ut dhe sindikata i kanë vënë të gjitha shpresat tek Institucioni i Avokatit të Popullit dhe tek Gjykata Kushtetuese, për të ndaluar hyrjen në fuqi të ligjit të ri për pagat, përmes të cilit punëtorëve të KEK-ut, parashihet ulja e pagave. Ky ligj do të hyjë në fuqi me 01 dhjetor 2019. “E […]

Punëtorët e KEK-ut dhe sindikata i kanë vënë të gjitha shpresat tek Institucioni i Avokatit të Popullit dhe tek Gjykata Kushtetuese, për të ndaluar hyrjen në fuqi të ligjit të ri për pagat, përmes të cilit punëtorëve të KEK-ut, parashihet ulja e pagave. Ky ligj do të hyjë në fuqi me 01 dhjetor 2019.

“E shihni çfarë ndotje ka, në çfarë pluhuri, në çfarë kushte punojnë punëtorët, çfarë kushte kemi, ata tentojnë të zbresin pagat. Ajo nuk vjen në shprehje. Ne kemi bërë presion tek sindikata e pavarur të angazhohet më tepër rreth nesh, e ne rreth sindikatës, se nuk vjen në shprehje zbritja e pagave asesi përndryshe Kosova mbetet në terr. Më vjen shumë çudi qysh kanë mundur me votu. Nuk e paskan ditur ku ekziston mihja, e as çka prodhohet nga kjo mihje, thotë i frustruar, punëtori Alush Muqolli.

Në Sindikatën e Re të KEK-ut, thonë se janë duke u përballur me presion të madh nga punëtorët që ndërmarrin veprime edhe më të ashpra.

“Në KEK punohet me tri ndërrime. Punohet 24 orë. Këtu në minierë planifikohet të nxirren 8 milionë tonë qymyr brenda vitit, ndërsa tek djerrina është 12 milionë metër kub. Gjithë kjo punë bie barrë mbi punëtorin e KEK-ut, stafin udhëheqës dhe stafin menaxhues. Shpresojmë shumë në drejtësi, që gjykata do ta marr një vendim që punëtorët e KEK-ut t’i largoj nga ky ligj dhe mos të na detyroj të dalim në rrugë. Përndryshe, jemi të detyruar si kryesi ekzekutive e sindikatës së re të shkojmë me masa më radikale sindikale. Edhe e fundit do të vjen deri tek ndërprerja e energjisë elektrike nga punëtorët e KEK-ut. Nëse vjen deri tek kjo e fundit, me keqardhje ju them qytetarëve të Republikës së Kosovës le të drejtohen nga gjeneratorët se rrymë nuk do të ketë”, deklaroi Selatin Sadiku U.D.Kryetar i SR-KEK-ut.

Drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi ka thënë se menaxhmenti do të jetë krah punëtorëve në realizimin e kërkesave të tyre.

“Aseti më vital i Korporatës Energjetike të Kosovës janë vetë punëtorët e tij. Falë mundit, djersës që ata kanë derdhur, ne sot kemi rezultate jashtëzakonisht të mira. Jemi kompani publike shembull nga kompanitë tjera që nuk marrim asnjë cent nga shteti, mirëpo vetëm i japim shtetit. Ne brenda një viti paguajmë rreth 24 milionë euro vetëm tantiemë, paguajmë TVSH-në sikur të gjitha kompanitë private dhe kemi një fitim rreth 17 milionë. Edhe njëherë dua të potencoj që kjo është falë angazhimit maksimal të të gjithë punonjësve, duke filluar nga ata që punojnë në miniera në nxjerrjen e thëngjillit e deri tek ata që merren me prodhimin final të energjisë elektrike në termocentrale. Ligji i pagave që është miratuar në Kuvendin e Kosovës është i dëmshëm për punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës dhe na dëmton tërë këtë mund dhe tërë këto rezultate që i kemi deri më tani. Punëtorët e KEK-ut nuk krahasohen me punëtorët e ndërmarrjeve apo të shërbyesve civil që punojnë në zyrë. ata punojnë në terren, punë me ndërrime dhe me specifika të veçanta. Unë jam i bindur që nuk do të vjen puna deri aty, për shkak se institucionet tona do të marrin hapa konkret dhe kjo padrejtësi besoj që do të ndalet. Në të kundërtën, jemi të obliguar që unë si drejtor dhe të gjithë punonjësit t’i bashkëngjitemi punëtorëve në realizimin e kërkesave të tyre, sepse është një kërkesë e padrejtë dhe mendoj që të gjithë kuadrot që ne i kemi do të na ikin në tregjet tjera. Ju e dini që Termocentrali Kosova e re është në prag të fillimit apo do të filloj së shpejti dhe me këto paga aktuale në bazë të ligjit që do t’i kenë punëtorët e KEK-ut, unë mendoj se shumica e ekspertëve do të na ikin”, tha drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi.

Ai deklaroi se bazuar në punën e madhe të bërë nga punëtorët, menaxhmenti ka marrë vendim për ndarjen e pagave jubilare.

“Ne kemi marr vendim që punëtorëve të KEK-ut t’u jepen pagat jubilare, të cilat parashihen në bazë të Kontratës Kolektive për vitin 2015, 2016, 2017. Mirëpo, ne kemi marrë vendim që pagat jubilare t’u jepen në vazhdimësi për të gjithë ata punonjës që kanë derdh djers dhe mund brenda Korporatës Energjetike të Kosovës. Nga sot ne fillojmë nënshkrimin e marrëveshjeve më të gjithë punonjësit dhe t’i paguajmë besoj deri nga gjysma e muajit të ardhshëm”.

Përkundër faktit se punetorët i kanë shpresat tek Gjykata Kushtetese për të korrigjuar këtë padrejtësi, Avokati Popullit ende nuk e ka derguar rastin në Gjykatë. Në këtë Institucionin thonë se po bëjnë analiza rreth ankesës së dorëzuar nga punëtorët e KEK-ut.

“Kemi pranuar ankesë nga Sindikata e Punëtorëve të KEK-ut lidhur me pretendimet e tyre që ka të bëjë me shkeljen e të drejtave dhe lirive të tyre. Jemi duke e bërë analizën e rastit, jemi duke e studiuar se në bazë të ligjit për pagat, cilat nene apo cilat standarde ndërkombëtare të të drejtave dhe lirive të njeriut janë shkelur në lidhje me ligjin për pagat. Jemi në fazën e vlerësimit dhe pasi ta analizojmë gjithë rastin, ne mund t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese me pretendimin se a ka pasur shkelje të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Ne nuk kemi mandat të dërgojmë ligjin në Gjykatën Kushtetuese derisa ligji të filloj së zbatuari. Sipas Kushtetutës dhe sipas ligjit për Gjykatën dhe ligjin për Avokatin e Popullit, gjashtë muaj pas hyrjes në fuqi, Avokati i Popullit ka të drejtën t’i referohen një ligji në Gjykatën Kushtetuese”ka thënë Mehdi Geci, zëvendës i parë i Avokatit të Popullit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?