​Rama: Shqipëria po përjeton një rritje të fortë turistike

​Rama: Shqipëria po përjeton një rritje të fortë turistike

Kryeministri shqiptar, Edi Rama deklaroi sot në Bari të Italisë se “Shqipëria po përjeton një rritje të fortë turistike, po rritemi çdo vit. Në katër vitet e fundit praktikisht kemi dyfishuar numrin e turistëve, u nisëm nga 2,9-3,1 milionë në vit dhe tani jemi mbi 6 milionë në vit”. Në fjalën e tij në forumin […]

Në fjalën e tij në forumin “Ekonomia blu e Mesdheut” në kuadër të panairit “Fiera del Levante”, në Bari, Itali, Kryeministri Rama theksoi se janë “shifra mjaft të rëndësishme, por edhe një sfidë për Shqipërinë, sepse duhet t’i përgjigjemi këtij fluksi me aftësi, mikpritje, infrastrukturë etj.”.

Kryeministri Rama u shpreh se “siç është e qartë që ka vetëm përfitim nëse bëhemi bashkë për të zgjeruar këtë hapësirë turistike, sigurisht duke përfituar nga ky ridimensionim i saj, i rajonit të Pulias, që është kthyer sot në një destinacion gjithmonë e më tërheqës, në të gjitha nivelet e konsumatorit turistik, por duke shtuar edhe Shqipërinë që po përjeton një rritje të fortë turistike”.

“Dua të them në fund që ka shumë dëshirë nga ana jonë për të ushqyer këtë lidhje me Puglian, një dëshirë që na vjen natyrshëm, jo vetëm se ne e shohim Puglian sot si një rajon të njohur. Është e qartë se suksesi i Puglias është një sukses edhe i bazuar në ndryshueshmërinë e instrumenteve të përdorura nga ato të 10-20 viteve më parë”, nënvizoi Rama.

Sigurisht, vijoi ai, për këtë ne kemi një respekt të madh dhe një interes për të lidhur edhe botët universitare, botët akademike, shërbimet shëndetësore.

Kreu i Qeverisë u shpreh se “në fund të fundit jemi shumë afër. Për të ardhur dje në Bari na u desh gjysma e kohës për të shkuar në Verona. Sigurisht e bëmë me avion dhe koha e harxhuar ishte sa gjysma e asaj që duhet për të shkuar nga Tirana në Vlorë. Pra shumë afër”./ATSH/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?