​Kadri Veseli premton përkrahje për fermerët e Rahovecit

​Kadri Veseli premton përkrahje për fermerët e Rahovecit

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli para simpatizuesve të kësaj partie në qytetin e Rahovecit, shprehu mbështetjen e tij për të gjithë fermerët e kësaj ane, duke shtuar se duke qenë kryeministër i Kosovës do ta bëjë Kosovën vendin më të zhvilluar në Ballkanin Perëndimor. Veseli po ashtu tha […]

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli para simpatizuesve të kësaj partie në qytetin e Rahovecit, shprehu mbështetjen e tij për të gjithë fermerët e kësaj ane, duke shtuar se duke qenë kryeministër i Kosovës do ta bëjë Kosovën vendin më të zhvilluar në Ballkanin Perëndimor.

Veseli po ashtu tha se programi i tyre synon ekonomi të dijës dhe punës, dhe politikë e cila do ta pengojë korrupsionin dhe nepotizmin.

“Për aq sa na jep zoti fuqi dhe kam me pas përkrahje prej jush, prej qytetarëve të kombit tim, nuk do ketë iniciativë, projekt, fermerë në Komunën e Rahovecit dhe gjithë Republikën e Kosovës, që nuk do i jap përkrahje me gjithë fuqinë financiare dhe institucionale që e ka Kosova, për arsye se nuk ka vend më hallall sesa me i ndihmuar njerëzit që mendojnë me djersën e ballit të vetë, që mendojnë me jetu nga toka e tyre. Nuk ka shumë kompleksitet në projektin tonë ekonomik dhe politik, është një ekonomi e dijës e punës dhe është një politikë e cila është e nderit, e cila ka qëllim me ndal manipulimet, me e ndal lakminë e rëndë që po e dëmton rëndë dhe ai quhet korrupsioni dhe nepotizmi”, tha ai.

Kreu i PDK-së para rahovecianëve ka premtuar se qysh në vitin e parë si kryeministër i Kosovës, do të fillojë projektin për ujitje dhe po ashtu do t’i rrisë çmimin për litër të verës dhe qumështit.

“Kemi me i rrit në krahasim njëjtë me të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, kemi me i përkrahë fermerët, kemi me e rritur po ashtu edhe prodhimtarinë e verërave, kemi me e rrit çmimin për litër të verës, kemi me e rrit përkrahjen edhe për qumështin, për aq sa e di është 4 centë ka me i bë minimumi 10 centë”, deklaroi i pari i PDK-së.

Duke i ftuar të gjithë të jenë të bashkuar me 6 tetor, Veseli tha se vetëm të bashkuar rreth vizionit të PDK-së, Kosova mund të bëhet vendi më i zhvilluar në tërë rajonin.

“Të punojmë bashkërisht, unë e di që për një ditë nuk do mund t’i kryejmë të gjitha gjërat e di që ka shumë probleme, të cilat i ka aktualisht familja jonë familja në çdo qytet, në çdo fshat të Kosovës. Unë e di se ka të rinj dhe të reja pa punë, iu thërras të gjithëve hajdeni ta forcojmë dhe hajde ta ndihmojmë njëri-tjetrin, hajde ta ndryshojmë Kosovën bashkërisht, dhe po ua jap fjalën që nëse arrijmë të bëhemi bashkë përreth këtij vizioni, kemi me e ndryshua shumë fortë Kosovën, kemi më e bë Kosovën një ndër vendet më të zhvilluara në Ballkanin Perëndimor”, tha Veseli.

Në këtë pasdite Partia Demokratike e Kosovës para simpatizuesve të saj në Rahovec ka prezantuar edhe kandidatët për deputet në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës, e që vijnë nga kjo komunë emrat e të cilëve janë Andin Hoti, Elira Mullaabazi, Betullah Deliu dhe Idriz Vehapi,

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?