​Behgjet Pacolli premton 60 mijë vende pune

​Behgjet Pacolli premton 60 mijë vende pune

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka garantuar zhvillim ekonomik me rritje prej 8 për qind dhe 60 mijë vende pune, jetësimin e zonës së lirë ekonomike, si dhe kufij të paprekur të territorit të Kosovës, në rast se koalicioni AKR-Nisma-PD do të qeverisin për katër vitet e ardhshme. Ai, duke kundërshtuar Ligjin për Trepçën, tha […]

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka garantuar zhvillim ekonomik me rritje prej 8 për qind dhe 60 mijë vende pune, jetësimin e zonës së lirë ekonomike, si dhe kufij të paprekur të territorit të Kosovës, në rast se koalicioni AKR-Nisma-PD do të qeverisin për katër vitet e ardhshme.

Ai, duke kundërshtuar Ligjin për Trepçën, tha se zhvillimi i këtij gjiganti bëhet vetëm me njerëz profesionistë të kësaj fushe, dhe jo me fjalë.

Pacolli: Programi ekonomik i AKR-së parasheh rritje ekonomike

“Programi ekonomik i AKR-së parasheh rritje ekonomike 8 për qind. Vetëm nëse ka rritje ekonomike 8 për qind do të ketë impakt të punësimit. Ku më mirë se në zonën e lirë ekonomike mund të bëjmë atë, prodhimtarinë. Në zonën e lirë ekonomike do të importojmë edhe brenda që do të garantojnë kualitet në prodhimin tonë, por edhe shitje pafund. Krejt këto do të garantojnë lëvizje ekonomike mbi 8 për qind që vetvetiu tërheq 60 mijë vende të punës”, tha ai.

Pacolli ka folur edhe për partnerin e dikurshëm të tij, Agim Bahtiri, të cilin e quajti të paditur dhe që jep premtime boshe.

Pacolli: Jam shumë i lumtur

“Jam sot shumë i lumtur që AKR-ja është liruar prej njerëzve të paditur, të këqinj dhe me premtime boshe”, tha Pacolli.

Ai ka kërkuar votën për koalicionin Nisma-AKR-PD, pasi sipas tij vetëm duke e votuar këtë koalicion mund të nxirret shteti nga gjendja e rëndë me të cilën po ballafaqohet.

Ndërkaq, koordinatori i AKR-së në Mitrovicë, Nysret Çubreli, theksoi se AKR-ja po e dëshmon fuqinë, investimet, punën dhe sinqeritetin e kryetarit Pacolli, që është mbjellë me vite tek mitrovicasit.

Ai ka potencuar dy momente kyçe në jetën e tij, njëra prej të cilave ndërlidhet poashtu me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Çubreli: Janë dy momente të rëndësishme

“Janë dy momente të rëndësishme që i konsideroj në jetën time, kur i kam thënë gruas time për martesë dhe kur i kam, thënë jo Agim Bahtirit për t’u ndarë nga AKR-ja”, u shpreh Çubreli.

Në fund u prezantuan kandidatët e këtij koalicioni për deputetë në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës, raporton KosovaPress.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?