Balla: Meta shkeli ligjin

Pas publikimit të draftraportit të Komisionit të Venecias mbi anulimin e zgjedhjeve nga presidenti Ilir Meta ka reaguar edhe kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. “Që e shkele, e shkele Ilir, po sa e shkele do ta vendosë procesi ligjor, ndërkohë që të sugjeroj të lexosh me vëmendje këtë pjesën që mua më pëlqeu […]
“Që e shkele, e shkele Ilir, po sa e shkele do ta vendosë procesi ligjor, ndërkohë që të sugjeroj të lexosh me vëmendje këtë pjesën që mua më pëlqeu më shumë: “Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nëse ata përfaqësojnë një pjesë të madhe të votuesve nuk mund të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta. Përndryshe, këto parti do të fitonin të drejtën të pengonin çdo proces zgjedhor në të ardhmen”, nënvizoi Balla.
“E ka thënë Edi Rama pa u lodhur, kur i thoshin si mund të bëhen zgjedhjet pa ato parti, dhe sot e ka shkruar Komisioni i Venecias, e zeza mbi të bardhë”, thotë Balla.
Në raportin e Venecias thuhet se Kreu i Shtetit shqiptar ka tejkaluar kompetencat kushtetuese me anulimin e 30 qershorit, duke sqaruar se një vendim i tillë duhet të merret vetëm në një situatë që plotëson kriteret për marrjen e masave të jashtëzakonshme.












