​Analistët i vlerësojnë të pandershme aderimet para zgjedhjeve

​Analistët i vlerësojnë të pandershme aderimet para zgjedhjeve

Edhe në prag të zgjedhjeve të 6 tetorit, ashtu sikurse në zgjedhjet e kaluara, personalitete të ndryshme kanë aderuar në subjekte politike. Lëvizjet e tilla, analistët i krahasojnë me ato të futbollit, gjë që sipas tyre i bëjnë jolojal ndaj subjektit por edhe ndaj programit politik. Përmes aderimeve, njerëzit po shiten ose po huazohen, deklarojnë […]

Njohës të çështjeve politike vlerësojnë se aderime të tilla nuk janë të ndershme, pasi që ndodhin në kohë fushate.

Për politologun Ramush Tahiri përmes aderimeve, njerëzit po shiten ose po huazohen.  Për të, arsyet e aderimeve politike janë të ndryshme, e si rrjedhojë edhe rezultati i tyre, e që kryesisht thotë të jetë një korrelacion i përbashkët me dobi të dyanshme.

E ajo që duket keq në këtë punë, sipas Tahirit, është ajo se politika shihet të jetë mbi gjithçka.

Sipas tij, është shumë më mirë që të ketë më shumë njerëz jashtë politikës, sesa në politikë.

E për ata që kalojnë nga një subjekt në tjetrin, Tahiri konsideron se lëvizjet e tilla nuk bartin ndonjë vlerë.

Edhe analisti politik, Rrahman Paçarizi, thotë  se aderimi në prag të zgjedhjeve është i pasinqertë.

Megjithatë, ai thotë se ka situata të ndryshme të aderimeve, ku ka edhe aderime për shkak të bindjeve politike.

E për ata që kanë ndërruar subjektet politike, Paçarizi thotë se janë mercenarë politik që synojnë të shijojnë privilegjet e forcave politike.

E njohësi i aktualitetit, Rasim Alija  bënë një krahasim interesant për aderimet. Aderimet e profesorëve, ekonomistëve, analistëve e artistëve, sipas tij, ngjasojnë me futbollin.

Ai thekson se mbetet të shihet se sa do t’i ndihmojnë aderimet subjekteve politike, pasi sipas tij, jo rrallëherë lëvizjet e tilla kanë sjellë humbje të votave në vend të votave të reja.

Ndryshe, fushata zgjedhore do të zgjasë 10 ditë, duke filluar nga 25 shtatori. Ndërsa më 6 tetor do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?