E pabesueshme: Përmbyset Biden, Elizabeth Warren është favorite për t’u bërë presidente e Amerikës

Ngritja e jashtëzakonshme e Elizabet Uorrënit [Elizabeth Warren] në majë të garës së Partisë Demokratike po vazhdon, pasi senatorja nga Masaqusec [Massachusetts] doli e para për herë të parë në sondazhin e të mërkurës. Sondazhi i zhvilluar nga Quinnipiac e vendosi Uorrënit në vendin e parë me 27 për qind ndërsa në të dytin ishte […]
Sondazhi i zhvilluar nga Quinnipiac e vendosi Uorrënit në vendin e parë me 27 për qind ndërsa në të dytin ishte Xho Bajden me 25. Berni Sandërs, që më herët shihej si pjesë e top-treshes së kandidatëve demokratë për president, i ka vetëm 16 për qind.
Margjina e gabimit është pikërisht 2 për qind, aq sa është edhe avantazhi i Uorrënit ndaj Bajdenit, por megjithatë sondazhi tregon për një rritje tepër të madhe të kandidates progresive, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.
Sondazhi i Quinnipiac, senatorja e Kallifornisë Kamalla Herris i kishte vetëm 3 për qind, ndërsa Kori Bukër ra në vetëm 0 për qind. Pitë Butigjëgj del se i ka vetëm 7 për qind të votuesve demokratë.
Uorrëni ka rezultat të mahnitshëm edhe në Nju Hempshajr dhe Nevadë.
Kandidatja demokrate për më tepër njoftoi që do t’i harxhojë 10 milionë Dollarë duke bërë fushatë në Ajoua, Nju Hempshajr, Nevadë dhe Karolinë të Jugut.
Në sondazhin e mëhershëm nga kjo kompani në muajin gusht, Bajden kishte 32 për qind ndërsa Uorrën i kishte vetëm 19. /Periskopi












