Dy konteinerë me kokainë në Portin e Durrësit

Dy konteinerë me kokainë në Portin e Durrësit

Dy konteinerë me kokainë të nisur tranzit nga Porti i Pireut në Greqi me destinacion Portin e Durrësit, dyshohet se përmbajnë lëndë narkotike të llojit kokainë. Hetimi është nisur nga autoritetet greke të cilat kanë vënë në dijeni palën shqiptare. Konteinerët mbërritën nga Ekuadori në Portin e Pireut më 14 Shtator. Hetuesit grekë gjetën brenda […]

Hetimi është nisur nga autoritetet greke të cilat kanë vënë në dijeni palën shqiptare. Konteinerët mbërritën nga Ekuadori në Portin e Pireut më 14 Shtator.

Hetuesit grekë gjetën brenda tyre 45.8 kg kokainë. Për të zbuluar personat që fshihen pas këtij trafiku ndërkombëtar, pala greke lejoi që të kryhej itinerari i përcaktuar për dy konteinerët. Kështu, u vendos në dijeni dhe pala shqiptare dhe u udhëzua që të monitoronte në distancë dy konteinerët që kishin destinacion Shqipërinë.

Konteinerët mbërritën në Portin e Durrësit më 17 Shtator. Që prej asaj dite janë nën monitorim nga hetuesit shqiptarë. Më 20 Shtator, 3 persona u afruan tek njëri nga konteinerët që ndodhen në Portin e Durrësit. Pasi kuptuan se po monitoroheshin, u larguan. Njëri prej tyre tashmë është arrestuar, kurse dy të tjerët janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim.

Autoritetet shqiptare kanë vënë në dijeni homologët grekë se në këtë rast të trafikut ndërkombëtar të kokainës janë të përfshirë 4 persona dhe hetimi ende po vazhdon. Ndërsa konteineri i dytë po mbahet ende në monitorim. Nga policia shqiptare nuk ka asnjë reagim për shkak se hetimet po vijojnë.

Prej 6 ditësh, konteinerët po qëndrojnë në Portin e Durrësit, ndërsa pritet që aksioni të finalizohet gjatë këtyre ditëve dhe policia të hapë konteinerët./tvklan.al/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?