Drecun: Shqiptarët e Kosovës nuk janë të gatshëm për bisedime

Kryetari i të ashtuquajturit komision parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun thotë se “qëllimi i zgjedhjeve në Kosovë është të stabilizojë skenën politike shqiptare, të ndërtojë një degë ekzekutive që do të jetë më e unifikuar në çështjet kryesore politike dhe të ketë një pozicion më të fortë për bisedime me Beogradin”. […]
Ai shtoi se liderët ekzistues shqiptarë nuk shohin gatishmërinë për t’u ulur në tryezën e bisedimeve dhe për t’u përfshirë seriozisht në bisedime me Serbinë, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.












