Dramatike: Irani kërcënon me luftë të shfrenuar ShBA-të dhe Arabinë Saudite

Ministri i jashtëm i Iranit, Javad Zarif ka kërcënuar me luftë të papërmbajtshme në rast se ShBA-të apo ushtria saudite sulmon. Zarif deklaroi se Arabia Saudite do të duhej të luftonte “deri në ushtarin e fundit amerikan”. Më tej, ai i tha CNN-it se Irani shpresonte që të shmangte konfliktin, duke shtuar se vendi i […]
Zarif deklaroi se Arabia Saudite do të duhej të luftonte “deri në ushtarin e fundit amerikan”. Më tej, ai i tha CNN-it se Irani shpresonte që të shmangte konfliktin, duke shtuar se vendi i tij ishte i gatshëm të fliste me rivalët rajonalë, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Por, mundësia për një rikthim në bisedime me ShBA-në, megjithatë, nuk do të ndodhë nëse Washingtoni nuk garanton heqjen e sanksioneve siç ishte premtuar në marrëveshjen nukleare të vitit 2015, shkruan Periskopi.
Ai edhe një herë mohoi përfshirjen e Teheranit në sulmet e vikendit ndaj impianteve të Arabisë Saudite, që në mënyrë dramatike i ngritën tensionet në rajon. Zarifi tha që rebelët Houthi, që edhe e morën përgjegjësinë, kishin zhvilluar kapacitetet e tyre ushtarake dhe mund të bënin sulme të tilla.
ShBA-të dhe zyrtarët sauditë përsëritshëm kanë mohuar përgjegjësinë e marrë nga rebelët Houthi në sulmet e vikendit. /Periskopi












