Ditë historike për Spanjën: Merret vendimi për zhvarrosjen e eshtrave të diktatorit fashist Franko

Gjykata Supreme e Spanjës do të vendos nëse eshtrat e diktatorit Francisko Franko do të zhvarrosen. Qeveria socialiste e ka bërë prioritet zhvarrosjen e eshtrave të diktatorit të tmerrshëm nga mauzoleu shtetëror te një vend më pak kontrovers. Familja e Frankos ka apeluar kundër zhvarrosjes. Çështja ka ndarë opinionin në Spanjë, i cili mbetet i […]
Qeveria socialiste e ka bërë prioritet zhvarrosjen e eshtrave të diktatorit të tmerrshëm nga mauzoleu shtetëror te një vend më pak kontrovers.
Familja e Frankos ka apeluar kundër zhvarrosjes.
Çështja ka ndarë opinionin në Spanjë, i cili mbetet i përndjekur nga epoka e Frankos, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Ai e kishte fituar luftën civile në vitet ’30 dhe e kishte sunduar Spanjën deri në vitin 1975.
Eshtrat e toj qëndrojnë në një mauzole gjigant afër Madridit, që quhet Lugaja e Të Rënëve, përkrah dhjetëra mijëra të vdekurve në luftën civile.
Shumë njerëz e shohin kompleksin në fjalë si monument të triumfit të fashizmit, por është bërë vend i shenjtë për të djathtën ekstreme.
Qeveria kishte aprovuar zhvarrosjen në muajin gusht. Ajo planifikon ri-varrosjen e Francos pranë gruas së tij në varrezën El Pardo në Madrid.
Shumë prej pas-ardhësve të viktimave të Francos e mbështesin këtë lëvizje nga qeveria.
“Ideja se njerëzit që ishin vrarë nga trupat e Francos të varrosen bashkë me Francon, është absurde, dhe ende po e glorifikojnë atë si të ishte shpëtimtar i Spanjës,” tha Silvia Navarro, axha i së cilit ishte vrarë në vitin 1936.
Qeveria ka thënë se ish diktatori nuk do të vendosej askund ku do të mund të himnizohej figura e tij. /Periskopi