Dëshmitari në skandalin e shpëlarjes së 200 miliardë eurove gjendet i vdekur

Ish kreu i Danske Bank [Banka Daneze] në Estoni, e i cili ishte dëshmitar në hetimin për skandalin me shpëlarje parash prej 200 miliardë eurosh, është gjetur i vdekur në atë që u paraqit si vetëvrasje. Trupi i Aivar Rehes, që u zhduk të hënën, u gjet afër shtëpisë së tij, ka thënë policia lokale […]
Trupi i Aivar Rehes, që u zhduk të hënën, u gjet afër shtëpisë së tij, ka thënë policia lokale gjatë ditës së sotme. Policia kishte paralajmëruar se 56 vjeçari, që e kishte drejtuar atë degë të bankës deri në dorëheqjen e tij më 2015, kishte gjasa të vetëvritej.
“Trumpi nuk kishte shenja dhune, dhe asgjë nuk na bën të mendojmë se ishte aksident,” ka thënë policia. Nuk do të ketë hetim të mëtejmë për vdekjen e tij, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
Skandali ka dominuar mediat estoneze që kur ish ekzekutivi u zhduk. Z.Rehe, i njohur si njeri i varur nga puna, i ishte bashkuar bankës në vitin 2008. Ai nuk ishte i dyshuar në çështjen e shpëlarjes së parave dhe nuk ishte në grupin e bankerëve estonezë që u arrestuan nga policia vitin e kaluar.
Në një intervistë në muajin mars, z.Rehe tha që si drejtues ekzekutiv i degës estoneze të Danske Bank, ndihej përgjegjës për aferën, në të cilën pagesa të dyshimta ishin kryer prej vitit 2007 e deri në vitin 2015.
Por, ai po ashtu kishte thënë që dega e tij kishte pasur punë të rëndomtë ditore.
Sipas rregullatorit estonez, Danske Bank u përjashtua nga ky shtet në fillim të këtij viti, dhe tashmë është subjekt hetimesh kriminale në Danimarkë, Estoni dhe ShBA. /Periskopi












