Demarkacioni: Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj Liburn Aliut për vjedhjen e kartelave të deputetëve

Demarkacioni: Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj Liburn Aliut për vjedhjen e kartelave të deputetëve

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Liburn Aliu. Aliu, i cili është kandidat aktual për deputet për zgjedhjet e sivjetshme të 6 tetorit, akuzohet për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, raporton “Betimi për Drejtësi”. Kjo aktakuzë ndaj […]

Aliu, i cili është kandidat aktual për deputet për zgjedhjet e sivjetshme të 6 tetorit, akuzohet për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kjo aktakuzë ndaj tij, është ngritur për shkak se siç pretendon prokuroria, Aliu në sallën e Kuvendit të Kosovës, më 21 mars 2018, kishte marrë nga tavolinat e deputetëve 40 kartela zyrtare që shërbejnë për votim.

Ish-deputeti Aliu, këto kartela i kishte marr me qëllim që të pamundësohej votimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Prokuroria Themelore në Prishtinë aktin akuzues ndaj Aliut e kishte ngritur më 26 korrik 2019.

Ndërsa, Gjykata Themelore në Prishtinë, këtë aktakuzë e ka pranuar më 30 korrik të këtij viti.

Sipas aktakuzës, thuhet se më 21 mars 2018, rreth orës 13:44, në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Liburn Aliu akuzohet se si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës i ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, përkatësisht deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Prokuroria pretendon se derisa deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë qenë në pauzë, i akuzuari Liburn Aliu është futur në sallën e legjislativit dhe nga tavolinat e deputetëve ka marrë rreth 40 kartela zyrtare për votim, duke pamundësuar zhvillimin e suksesshëm të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?