Deliu- Kodra thotë se taksa ishte propozim i Kadri Veselit e Enver Hoxhajt

Blerta Deliu-Kodra, kandidate për deputete nga radhët e PDK-së në emisionin Debatpernime, ka folur rreth taksës, ku siç thotë ajo meritat për këtë i përkasin Kadri Veselit dhe Enver Hoxhajt, ajo thekson se ishin këta që propozuan këtë. Deliu-Kodra po ashtu theksoi se pavarësisht kësaj taksa duhet të pezullohet në një kohë prej 120 ditëve, […]
Deliu-Kodra po ashtu theksoi se pavarësisht kësaj taksa duhet të pezullohet në një kohë prej 120 ditëve, përcjell Periskopi,
“Taksa është vendosur me propozim të zëvendës kryeministri Enver Hoxhaj, pastaj nga z. Veseli 100%, por PDK e ka thënë qartë që taksa duhet të jetë e drejtuar në raport me agresionin e Serbisë dhe kurrsesi ndaj aleatëve tanë ndërkombëtar e aq më pak luftë më të. Ne e kemi pasur një propozim të qartë që taksa të pezullohet në një fazë prej 120 ditëve dhe ne kemi propozuar që pas kësaj faze të kemi reciprocitet me Serbinë”, shtoi Deliu-Kodra












