Delegatët laboristë vendosin që të shfuqizojnë shkollat private

Delegatët e Partisë Laboriste në Mbretërinë e Bashkuar kanë miratuar planet radikale që do të shfuqizonin shkollat private duke iu hequr statusin e bamirësisë dhe do të rishpërndanin ndihmat e tyre, investimet dhe pronat për në sektorin shtetëror. Delegatët e konferencës aprovuan një mocion që thoshte se një angazhim i tillë duhej të përfshihej në […]
Delegatët e konferencës aprovuan një mocion që thoshte se një angazhim i tillë duhej të përfshihej në manifestin e zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme.
Mocioni shtoi se universitetet do të kufizohshin në pranimin e të njëjtit proporcion të studentëve nga shkollat private siç është popullsia e gjerë, së fundi 7 për qind.
Vota në favor të mocionit erdhi pasi sekretarja e Qeverisë në Hije të arsimit, Angela Rayner, tha se qeveria e ardhshme laboriste do të hidhte “vakuumet e taksave” nga të cilat përfitonin shkollat private në buxhetin e parë.
Hapi kontrovers ndaj shkollave private, që do të paraqiste një kërcënim ekzistencial ndaj dominancës së roleve më të fuqishme në establishment, u përshëndet me entuziazëm nga njerëzit që po bëjnë fushatë për shfuqizimin e shkollës private të Etonit.
Holly Rigby, një organizuese e fushatës dhe mësuese në shkollë të shtetit tha: “Ky është një moment shumë pozitiv për partinë Laboriste sepse është angazhimi më i fuqishëm që partia ka bërë që të merret me problemin e shkollave private, qe një kohë shumë të gjatë. Kjo është një fitore e madhe për të majtën.” – tha ajo, shkruan The Guardian, përcjell në shqip Periskopi.












