Clinton: Donald Trump është kërcënim për SHBA’në

Clinton: Donald Trump është kërcënim për SHBA’në

Donald Trump është një rrezik i hapur dhe një kërcënim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu thotë Hillari Clinton, në një intervistë për CBS. Ish sekretarja e shtetit e quan presidentin një tornado njerëzore të korruptuar. “Nuk ka rëndësi nëse është demokrat apo republikan, kur një president që është betuar për të mbrojtur kushtetutën, […]

Kështu thotë Hillari Clinton, në një intervistë për CBS. Ish sekretarja e shtetit e quan presidentin një tornado njerëzore të korruptuar.

“Nuk ka rëndësi nëse është demokrat apo republikan, kur një president që është betuar për të mbrojtur kushtetutën, përdor pozicionin e tij për të tentuar të detyrojë një qeveri të huaj të veprojë për llogari të motiveve të tij politike”, shpjegon Clinton.

Ish sekretarja amerikane e shtetit i referohet kështu kontakteve mes presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski dhe Donald Trumpit. Ky i fundit, i ka kërkuar Zelenskit të kontaktojë me prokurorin e përgjithshëm amerikan, Uilliam Barr, për të diskutuar hapjen e mundshme të një hetimi për korrupsion mbi Joe Biden dhe djalin e tij. Për Clintonin, Trumpi ka tradhtuar vendin.

Është një realitet i hidhur dhe duhet të veprojmë – kishte shkruar ajo pak kohë më parë në Twitter. Për të, manjati është një rrezik i hapur për gjithçka që amerikanët i bën të fortë dhe të lirë.

Mediat amerikane shkruan javën e shkuar se një informator ishte ankuar për një telefonatë të presidentit Trump, me një lider të huaj, ku ai kishte bërë premtime dhe presion në të njëjtën kohë.

Tema u thellua akoma më tej dhe tashmë ka nisur edhe një procedurë në kongres për shkarkimin e Trump. Ndërkohë mediat amerikane shkruajnë se informatori në qendër të stuhisë, është një oficer i CIA-s.

 

Të ngjashme
Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit