“Çënar” pritet të kontribuojë në bashkëpunimin e kinematografisë Kosovë-Turqi

“Çënar” pritet të kontribuojë në bashkëpunimin e kinematografisë Kosovë-Turqi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) pritet së shpejti të konkretizojë disa nga projektet për të cilat ka arritur ujdi me Ministrinë e Kulturës në Turqi, shkruan Periskopi. Kështu tha ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, pas takimit që pati me një delegacion turk të kryesuar nga aktori Tolgahan Sayisman, […]

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) pritet së shpejti të konkretizojë disa nga projektet për të cilat ka arritur ujdi me Ministrinë e Kulturës në Turqi, shkruan Periskopi.

Kështu tha ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, pas takimit që pati me një delegacion turk të kryesuar nga aktori Tolgahan Sayisman, i njohur si “Çënar”.

Në një konferencë për media, ministri Gashi, tha se qëllimi i kësaj vizite është bashkëpunimi në të ardhmen.

Gashi tha se pret që aktori i njohur do të kontribuojë në bashkëpunimin e kinematografisë ndërmjet dy vendeve.

“Besoj fuqishëm se Tolgahan do të jetë një emër i njohur, por edhe një emër që do të kontribuojë në këtë bashkëpunim, duke pasur parasysh se para më pak se dy vjetësh e kemi nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë e Kulturës së Turqisë për bashkëpunimin në fushën e kinematografisë, dhe tani ka ardhur momenti që t’i konkretizojmë disa nga projektet që mund t’i realizojmë në ditët dhe muajt në vazhdim”, tha ai.

E aktori me famë botërore, Tolgahan Sayisman, bëri të ditur se në Kosovë ka ardhur me ftesën e ministrit Gashi, për çka tha se ndjehet shumë i nderuar.

Tolgahan, i cili për herë të fundit kishte qenë para katër vjetësh në Kosovë, tha se ndihet i gëzuar që edhe kësaj here është pritur ngrohtë.

“Javën e kaluar është realizuar një marrëveshje bashkëpunimi në mes të Turqisë dhe Kosovës, dhe ftesa që më është bërë që të vij këtu pas realizimit të asaj marrëveshje në cilësinë e ‘Ambasadorit kulturor’ mua më ka nderuar shumë, sepse gjysmën e familjes e kam shqiptare”, tha ai.

I pyetur nëse së shpejti mund të ketë ndonjë projekt konkret të përbashkët me aktorë nga Kosova, Tolgahan ka uruar që të ndodhë, por që nuk ka dhënë ndonjë afat kohor.

E duke qenë se bashkëshortja e tij është shqiptare, ai tha se po ndikon që të ketë raporte të mira me shqiptarët.

“Po, shumë”, pohoi ai.

Tolgahan Sayisman u lind më 17 dhjetor 1981, në Stamboll, Turqi. Gjatë viteve të shkollës së mesme, Tolgahan ishte përfshirë në sporte të tilla si futbolli, basketbolli.

Gjithashtu, ai fitoi çmime në tenis dhe not. Për më tepër, ai iu bashkua disa aktivistëve shkollorë në lidhje me muzikën dhe aktrimin.

Sayisman filloi jetën e tij të modelimit kur ishte i ri. Për më tepër, ai fitoi Manhunt International 2005, mbajtur në Busan, Koreja e Jugut.

Rolet e hershme të besuara të Sayisman ishin në Esir Kalpler, Macolar dhe Dicle.

Seriali televiziv Lale Devri ishte shfaqur  në Fox TV.

Ai ka marrë çmime dhe nominime të shumta për aktrimin e Cinar Ilgaz. Disa nga çmimet që fitoi janë ndërkombëtare Altin Cinar Basari Odülü, Kristal fare, aktori më i mirë i ri i Universitetit Kultur, aktori më i mirë televiziv magazinci.com, etj.

Ai luan edhe personazhin kryesor Yigit Kozanoglu në serinë e famshme televizive Asla Vazgecmem./Periskopi/

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya