Brestovci: Rinia prioritet urgjent i NISMA Socialdemokrate

Biznesmeni nga Diaspora, Bekim Brestovci i cili është kandidat për deputet nga radhët e Nisma Socialdemokrate, në një nga postimet e tij në faqen zyrtare personale, u ka përquar mesazh konkret qytetarëve sa i përket rinisë së vendit. Ai ka thënë se prioritet urgjent i tij dhe i partisë që përfaqëson, është rinia. Me theks […]
Biznesmeni nga Diaspora, Bekim Brestovci i cili është kandidat për deputet nga radhët e Nisma Socialdemokrate, në një nga postimet e tij në faqen zyrtare personale, u ka përquar mesazh konkret qytetarëve sa i përket rinisë së vendit.
Ai ka thënë se prioritet urgjent i tij dhe i partisë që përfaqëson, është rinia. Me theks te veçantë, ai ka thënë se rinia edhe në të kaluarën ka qenë një nga prioritetet e tij për tash e sa vite, duke aluduar në shumë të rinj që ai ka ndihmuar ne avancimin e tyre në botën perëndimore.
Mes tjerash, Brestovci ka shpalosur në detaje disa nga mundësitë që rinia me domosdo ka nevojë, e që do hapeshin rrugë për perspektivën dhe zhvillimin e tyre!
Postimi i tij i plotë:
Mbështetja ndaj rinisë është synimi dhe angazhimi im kryesor. Krijimi i mundësive për punësimin e të rinjve nga Kosova, mbështetja e tyre me bursa studimore dhe aftësimi profesional përpos që janë pjesë e programit tim politik kanë qenë gjithmonë edhe prioriteti im në bizneset që unë i udhëheqë. Për t’i ndihmuar të rinjve që të pavarësohen, duhet t’u japim arsim cilësor dhe mundësi për të punuar që ata të jetojnë dhe të japin kontributin e tyre për zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës. #BashkëpërShtetin #NismaSocialDemokrate #BekimBrestovci16 #GuximpërZhvillim #Rinia













