Bota në rrezik: Kryeministri i fuqisë nukleare alarmon OKB-në për luftë me fuqinë tjetër nukleare

Kryeministri i Pakistanit Imran Khan ka thënë që është munduar t’iu thotë liderëve botëror për rrezikun në rritje për konflikt bërthamor me Indinë për shkak të Kashmirit. Kryeministri i Pakistanit ka deklaruar se ka ngritur alarmin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara [OKB] gjatë kësaj jave në lidhje me rrezikun e një lufte nukleare që […]
Kryeministri i Pakistanit ka deklaruar se ka ngritur alarmin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara [OKB] gjatë kësaj jave në lidhje me rrezikun e një lufte nukleare që mund të plasë mes vendit të tij dhe Indisë për shkak të rajonit në fjalë.
India dhe Pakistani ishin afër një konflikti në muajin shkurt kur India bombardoi territorin pakistanez për herë të parë në gjysmë shekulli dhe aeroplanët e të dyja vendeve u ndjekën nëpër rajonin e ndarë, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.
Tensionet ranë kur Pakistani e ktheu një pilot të rrëzuar indian. Por, këto tensione u rritën sërish pasi India revokoi klauzolën kushtetuese që njihte statusin gjysmë-autonom të pjesës së Kashmirit që e ka nën kontroll në muajin gusht.
India i kishte çuar qindra mijëra trupa në rajon dhe i kishte bërë mijëra arrestime.
Khani deklaroi që ajo lëvizje ishte nxitur nga ideologjia nacionaliste hindu e kryeministrit indian, Narendra Modi, të cilin e quajti “fashist”.
Territori me shumicë myslimane është nën masa të rrepta sigurie, me telefonët dhe shërbimet e internetit që janë ndaluar, por Khan parashikon një përplasje nëse këto masa hiqen.
“Frikësohem që do të ketë masakra dhe situata do të dalë jashtë kontrollit,” tha lideri pakistanez.
“Arsyeja kryesore pse erdha këtu është të takoja liderët botërorë në OKB dhe të flisja për këtë gjë. Po shkojmë drejt një katastrofe potenciale me proporcione të tilla që as s’i marrim me mend. Është hera e parë prej Krizës Kubane që dy fuqi nukleare do të luftojnë me njëra-tjetrën. /Periskopi












