Blerim Latifi takon papritmas punëtorët e kompanisë së derivateve: Do t’i mbrojë të drejtat e tyre

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK] dhe profesori i filozofisë në Universitetin e Prishtinës, Blerim Latifi, ka publikuar një fotografi me disa individë në një lokal të mbyllur diku në Kosovë. Latifi shkruan se është takuar spontanisht me një grup të punëtorëve të kompanisë së derivateve Shell. Ai ka kërkuar […]
Latifi shkruan se është takuar spontanisht me një grup të punëtorëve të kompanisë së derivateve Shell. Ai ka kërkuar që shteti t’iu qëndrojë pranë sipërmarrësve të ndershëm të sektorit privat dhe të mbrojë të drejtat e punëtorëve të këtij sektori.
“Unë jam në politikë për ta shtyrë përpara këtë vizion!” – shkruan ish këshilltari i kreut të Kuvendit, Kadri Veselit.
Latifi është një ndër deputetët më aktivë të PDK-së në fushatën e tij për t’u bërë deputet për herë të parë në Legjislaturën e VII të Kuvendit të Kosovës, shkruan Periskopi.
Ky është statusi i plotë i itj në Facebook:
Një takim spontan me një grup punëtorësh të kompanisë së derivateve Shell! E ardhmja ekonomike e Kosovës qëndron tek rritja e sektorit privat të prodhimit. Shteti duhet t’u qëndroj pranë sipërmarrësve të ndershëm në sektorin privat dhe të mbrojë të drejtat e punëtorëve të këtij sektori. Unë jam në politikë për ta shtyrë përpara këtë vizion!












