Blerim Latifi i përgjigjet analistit të VV-së: E quan fashist dhe intelektual dështak

Blerim Latifi i përgjigjet analistit të VV-së: E quan fashist dhe intelektual dështak

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK], Blerim Latifi, i është përgjigjur ashpër analistit nga Parisi, Nezir Kraki, lidhur me akuzat që ky i fundit i bënte në një shkrim të para disa ditësh në Facebook. Kraki, i njohur për qëndrimet e tij neofetare, e quante Latifin “argat të së keqes” dhe “mercenar” […]

Kraki, i njohur për qëndrimet e tij neofetare, e quante Latifin “argat të së keqes” dhe “mercenar” të bandave.

Z.Latifi në anën tjetër e quan një logjikë të tillë si “fashiste”. “T’i gruposh njerëzit në kategori morale, me vetëm në të rënë, kjo tregon hapur se mendjen e ke të bllokuar nga paragjykimet dhe të errësuar nga urrejtja, e urrejtja në politikë është paradhoma e fashizmit!” – shkruan ai.

Më tej, Latifi thotë që z.Kraki po demonstron mentalitet totalitar sepse poi  jep vetes të drejtën që të vendos standardet e të mires dhe të keqes.

“Nezir Kraki demonstron mentalitet totalitar, kur hapur përpiqet të shesë përrallën mesianike të Vetëvendosjes! Tipi jeton në Paris dhe ende nuk e ka marrë vesh vdekjen e mesianizmit politik, të cilin Albin Kurti dhe sekti i tij politik po përpiqen ta ringjallin në Kosovën e vogël.” – shkruan Latifi.

Më tej. Latifi tregon se si ka qenë në një nga betejat më të mëdha të UÇK-së dhe nuk ka kërkuar asnjë favor për atë shërbim. Po ashtu, ai thotë se asnjëherë nuk ka kërkuar favore të paligjshme duke qenë këshilltar në qeveri dhe në Kuvendin e Kosovës.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

Një përgjigjje e shkurtër për krokatjet e Nezir K-rakit

Në ditët e fundit kam qenë tepër i zënë me aktivitete politike, anë e kënd Kosovës dhe kjo gjë ma ka pamundësuar t’i përcjelli shumë analiza dhe opinione që qarkullojnë nëpër media.
Më treguan se Nezir Kraki, nga Parisi, paska shkruar një status në facebook, në të cilën hedh akuza e fyerje ndaj meje dhe kandidaturës time për deputet në Kuvendin e Kosovës.
E lexova dhe mbeta i dëshpëruar, jo për shkak të atyre që Nezir Kraki ka thënë kundër meje, por për shkak të logjikës dhe mënyrës së tij të të menduarit.
Të jetosh në Paris, madje të thirresh në kredenciale akademike parisiene, dhe të demonostrosh mentalitet totalitar, kjo vërtet është dëshpëruese; është shenjë e qartë e dështimit intelektual për të qenë vrojtues kritik dhe racional. Kriticizmi është aftësi për të bërë dallime dhe jo për t’i futur të gjitha gjërat në një thes, me vetëm një të rënë. T’i gruposh njerëzit në kategori morale, me vetëm në të rënë, kjo tregon hapur se mendjen e ke të bllokuar nga paragjykimet dhe të errësuar nga urrejtja, e urrejtja në politikë është paradhoma e fashizmit!
Nezir Kraki demonstron mentalitet totalitar, kur i jep të drejtë vetes t’i cilësojë si argat e banditë të gjithë ata që nuk mendojnë, gjykojnë e veprojnë si ai. Për të t’i shërbesh shtetit tënd për disa vite, është argatllak për të keqen! Kjo nuk do koment.
Nezir Kraki demonstron mentalitet totalitar, kur, nga komoditeti parisien, i jep të drejtë vetes të vendosë standardet e të mirës dhe të keqes, thua se ka ardhur nga kuvendi i perëndive për të bërë zëdhënësin e tyre!
Nezir Kraki demonstron mentalitet totalitar, kur hapur përpiqet të shesë përrallën mesianike të Vetëvendosjes! Tipi jeton në Paris dhe ende nuk e ka marrë vesh vdekjen e mesianizmit politik, të cilin Albin Kurti dhe sekti i tij politik po përpiqen ta ringjallin në Kosovën e vogël.
Unë kam hyrë në politikë për të bërë atë që kam bërë në 20 vitet e fundit : t’i shërbej me nderë vendit tim!
Kam qenë në luftë, në njërën nga betejat më të mëdha të UÇK-së, në Koshare, dhe kurrë nuk kam kërkuar asnjë favor për shërbimin në luftë, sepse për mua është turp të kërkosh favore nga lufta për liri.
Në cilësinë e këshilltarit në qeveri dhe Kuvendin e Kosovës i kam shërbyer shtetit tim dhe kurrë nuk kam lejuar të marrë ose të japë favore të paligjshme. Për më tepër, gjithmonë kam ngritur zërin kundër tyre. Janë dokumentet zyrtare dhe dëshmitarët e gjallë që e vërtetojnë këtë.
Unë as nuk shitem, as nuk blihem, dhe gjithmonë e them hapur atë qe mendoj dhe e besoj, dhe ajo në të cilën unë besoj është fati i mirë kombit tim në rrjedhën e historisë njerëzore. Jam në politikë për të qenë ushtar i këtij fati dhe asnjeherë nuk do të munden me m’ndalë krokamat e krakëve e rakëve të ndryshëm.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?