Blerim Latifi evidenton problemin që lë të rinjtë me diplomë si të papunë: Premton zgjidhjen e tij

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës [PDK] për deputet në Legjislaturën e VII, ka bërë një premtim të madh për të gjithë të rinjtë e sapodiplomuar në vendin tonë. Latifi, që garon me numër 58, ka evidentuar një problem të madh që lë shumë të rinj të diplomuar si të papunë. Ai është neni ligjor […]
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës [PDK] për deputet në Legjislaturën e VII, ka bërë një premtim të madh për të gjithë të rinjtë e sapodiplomuar në vendin tonë.
Latifi, që garon me numër 58, ka evidentuar një problem të madh që lë shumë të rinj të diplomuar si të papunë. Ai është neni ligjor që thotë se një i ri duhet të ketë përvojë pune tri vjeçare për të marrë kontratë pune në shtet.
Latifi e quan një nen të tillë “krejtësisht absurd” sepse i pamundëson të rinjtë e sapodiplomuar por të papërvojë që të punojnë për shtetin e tyre, shkruan Periskopi.
“Ua jap fjalën se zani im ka me qenë i vendosur kundër këtyre barrierave absurde e të paligjshme. Ky shtet, ose do të bëhet shtet i shansave të barabarta, ose nuk do të mundet me mbijetu!” – premton profesori i filozofisë.
Ky është statusi i plotë i tij në Facebook:
Gjatë këtyre ditëve kam takuar qindra të rinjë! Shumë prej tyre, të diplomuar me notë mesatare maksimale, kanë frikë të aplikojnë për vende pune, sepse janë të bindur se ndërhyrjet nepotiste do t’ua pamundësojnë punësimin. Poashtu ekiziston një barrierë tjetër që u del përpara: neni ligjor që thotë se duhet të kesh një përvojë pune tri vjeçare, si kusht për të marrë një kontratë pune në shtet. Një nen ky krejtësisht absurd, sepse, si i tillë, ai ua mbyllë rrugën të gjithë të diplomuarve, të cilët s’kanë mundur të kenë përvojë pune para shkollimit. Ua jap fjalën se zani im ka me qenë i vendosur kundër këtyre barrierave absurde e të paligjshme. Ky shtet, ose do të bëhet shtet i shansave të barabarta, ose nuk do të mundet me mbijetu!
Blerim Latifi
58?












