Betohet solemnisht gjenerata 2023 e rekrutëve të ri të FSK-së

Në repartet e kazermës “Adem Jashari” të Shtabit të Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë të Kosovës në Prishtinë, sot u zhvillua ceremonia e betimit e rekrutëve të rinj, gjenerata 2023, të cilët filluan vitin akademik 2019/20 në Qendrën për Studime Universitare të Akademisë së Mbrojtjes. Ministri në detyrë i Mbrojtjes Rrustem Berisha tha se ndihet […]

Ministri në detyrë i Mbrojtjes Rrustem Berisha tha se ndihet krenar me sukseset e rekrutëve të FSK-së në shkollat dhe trajnimet e përfunduara nëpër akademi të ndryshme të vendeve të NATO-s, duke treguar performancë të shkëlqyer dhe kanë përfaqësuar me nder FSK-në.

“Kjo është një datë me rëndësi për FSK-në. Ju jeni gjenerata e parë e kadetëve që keni nderin t’i bashkoheni FSK-së me mandat të ri ushtarak. Sot, duhet të jeni krenarë për arritjet tuaja dhe të zotoheni që gjithmonë do ta nderoni uniformën e FSK-së, ta nderoni atdheun, t’i respektoni eprorët tuaj dhe ta mbroni paqen, lirinë dhe shtetin tonë”, tha ai.

Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Irfete Spahiu, tha se programi i edukimit dhe trajnimit të kadetëve/oficerëve është i bazuar në komponentin akademik që e marrin në Universitetin Amerikan të Kosovës dhe udhëheqjes së trupave që e ofron Qendra për Studime Universitare, njëra nga 5 qendrat e KDS-së, përmes stafit të instruktorëve profesionalë.

Në fund të ceremonisë, 14 rekrutët e ri para komandantit të QSU-së major Vegim Krelani dhe të pranishmëve të tjerë, solemnisht dhanë betimin si kadetë të FSK-së dhe nënshkruan kontratat për shërbim në FSK.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?