Betohet gjenerata e parë e kadetëve të FSK-së me mandat ushtarak

Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha ka njoftuar se sot u betua gjenerata e parë e kadetëve të FSK-së me mandat ushtarak. Ai është shprehur krenar me vajzat dhe djemtë tanë ushtarë, nënoficerë dhe oficerë, të cilët me sukseset e tyre në shkollat dhe trajnimet e përfunduara në akademi të ndryshme të vendeve të NATO-s, kanë […]
Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha ka njoftuar se sot u betua gjenerata e parë e kadetëve të FSK-së me mandat ushtarak.
Ai është shprehur krenar me vajzat dhe djemtë tanë ushtarë, nënoficerë dhe oficerë, të cilët me sukseset e tyre në shkollat dhe trajnimet e përfunduara në akademi të ndryshme të vendeve të NATO-s, kanë treguar përformancë të shkëlqyer dhe kanë përfaqësuar me nder FSK-në.
Rrustem Berisha është kandidat për deputet në listën e Koalicionit AAK-PSD 100% Kosove. Numri i tij në listë është 47.
Njoftimin e plotë të Ministrit Berisha mund ta lexoni këtu:
Sot u betua gjenerata e parë e kadetëve të FSK-së me mandat ushtarak. Këto vajza dhe djem të përzgjedhur u betuan se do ta nderojnë uniformën e FSK-së dhe do ta mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të atdheun.
Si Ministër i Mbrojtjes në detyrë, jam krenar me vajzat dhe djemtë tanë ushtarë, nënoficerë dhe oficerë, të cilët me sukseset e tyre në shkollat dhe trajnimet e përfunduara në akademi të ndryshme të vendeve të NATO-s, kanë treguar përformancë të shkëlqyer dhe kanë përfaqësuar me nder FSK-në.
Faktori njeri, i aftë dhe i motivuar, është bazë e çdo organizate, prandaj duke i parë sot të rreshtuar, të rinj dhe energjikë, jam i bindur se e ardhmja e Kosovës dhe FSK-së është e sigurt.
FSK-ja dhe Ministria e Mbrojtjes për shumë vite me radhë janë institucionet më të besueshme në vend, mbi të gjitha, falë profesionalizmit dhe shërbimit së palodhur të oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve tanë.
Sot, në këtë ditë të madhe për FSK-në, të gjithë ne i përkulemi sakrificës dhe përkrahjes së prindërve të këtyre kadetëve, që i kanë edukuar dhe i kanë bërë qytetarë të ndershëm të atdheut. Unë jam i bindur që me shërbimin e tyre për atdheun, do t’i bëjnë krenarë familjet e veta dhe të gjithë neve.
Synimi ynë strategjik është anëtarësimi në NATO dhe, pa marrë parasysh sfidat gjeo-politike të çastit, me vajza dhe djem si këta, e ardhmja Euro-Atlantike e Republikës së Kosovës është e sigurt.
Urime dhe u priftë e mbara!













