“Beso” është përfundimisht slogani i LDK-së për zgjedhjet e 6 tetorit

“BESO – LDK 134”, është slogani i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani, në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media. “Beso në shtet të drejtë, të barabartë, të zhvilluar. Beso në ndryshim. Beso në fitore. Beso në Lidhjen Demokratike të Kosovës”, është slogani […]
“BESO – LDK 134”, është slogani i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani, në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Beso në shtet të drejtë, të barabartë, të zhvilluar. Beso në ndryshim. Beso në fitore. Beso në Lidhjen Demokratike të Kosovës”, është slogani i LDK-së.
Ky slogan përmbledh programin e LDK-së, i cili përbëhet nga pesë shtylla. Ky program do të shpaloset dhe publikohet në ditët në vijim nga kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani dhe kandidatët për deputetë në të gjithë Kosovën.
Herën e fundit, slogani i LDK-së po ashtu kishte të bënte me “besën” pasi që thirrej “Besëlidhja”












