Besa Luzha: Le të garantohet njohja reciproke e negociojmë taksën

Besa Luzha: Le të garantohet njohja reciproke e negociojmë taksën

Besa Luzha nga koalicioni AAK-PSD ka vlerësuar se nuk duhet të humbur kohë në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ajo në një intervistë në Magazina Zgjedhore tha se çështja e dialogut duhet të trajtohet menjëherë sapo të formohet qeveria. “Deri në momentin kur politika vendos me e trajtu politikisht, ne si ekspertë kemi […]

Besa Luzha nga koalicioni AAK-PSD ka vlerësuar se nuk duhet të humbur kohë në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ajo në një intervistë në Magazina Zgjedhore tha se çështja e dialogut duhet të trajtohet menjëherë sapo të formohet qeveria.

“Deri në momentin kur politika vendos me e trajtu politikisht, ne si ekspertë kemi mundësi t’i japim mendimet dhe argumentet tona. Në momentin ku diçka duhet të trajtohet politikisht, duhet të gjendet zgjidhje . Kështu është bërë me demarkacionin dhe kështu do të ndodhë edhe me taksën. Nuk duhet të lëshojmë pe për taksën”.

“Kemi platformën, kemi një rezolutë dhe kemi një përvojë që besoj që për çdo politikan janë të qarta, se nuk guxon askush me bo marrëveshje pa e sjellë në parlament”.

Luzha theksoi se heqja e taksës mund të negociohet vetëm kur garantohet se dialogu do të përfundojë me njohje reciproke.

“Serbia na ka dëmtuar shumë. Kemi mbet pa viza, kemi mbet pa anëtarësime në organizata ndërkombëtare, kemi mbet pa anëtarësim ne Iterpol dhe kemi qenë subjekt i çnjohjeve që i ka stimuluar Serbia. Në fund ne kemi gjet një mjet, kemi diçka që pak a shumë na e kthen dinjitetin tonë dhe duhet ta përdorim – ajo është masë e një shteti sovran”.

“Normalisht që miqtë tanë na thonë të hiqen taksa dhe të filloje dialogu. I mirëkuptojmë, por kur i ke argumentet ne themi se dalim në dialog por le të garantohet që po hyjmë në dialog dhe fundi i dialogut do të jetë njohja reciproke. Le të garantohet kjo dhe atëherë shohim dhe e heqim taksen dhe vazhdojmë dialogun”.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?