Berisha: Njeriu i Trump-it nga nesër në mbështetje të Veselit dhe projektit të tij anti-korrupsion

Hisen Berisha kandidat për deputet nga PDK-ja, zbuloi se kjo parti gëzon mbështetje nga bashkëpunëtorë të afërt të presidentit amerikan Donald Trump. Ai në Magazina Zgjedhore përmendi ardhjen e një personi nga ekipi i Presidentit Trump në Kosovë. “Do ta ketë edhe mbështetjen e SHBA-ve. Një person do të dërgohet nga ekipi i presidentit Trump […]
Ai në Magazina Zgjedhore përmendi ardhjen e një personi nga ekipi i Presidentit Trump në Kosovë.
“Do ta ketë edhe mbështetjen e SHBA-ve. Një person do të dërgohet nga ekipi i presidentit Trump për ta mbështetur në fushatë PDK-në dhe Veselin dhe për ta implementuar projektin në fjalë” tha Hiseni duke iu referuar projektit për luftimin e korrupsionit”.
“Do të jeni të gjithë dëshmitarë se nga ekipi i vet Presidentit Trump do të jetë një person në ekipin e Veselit, që do ta mbështesë edhe në fushatë, jo prej ndonjë simpatie të veçantë personale, por thjeshtë për projektin e tij anti-korrupsion”.
“Sipas informative që kam ai vetëm do të duhet të ishte mbrëmë ose sot në Kosovë dhe nga nesër do të jetë pjesë e ekipit dhe do e dëshmojë drejtpërdrejt mbështetjen”.
Berisha tha se do të angazhohen në të gjitha temat e parashtruara në programin qeverisës të PDK-së, përderisa veçoi luftimin e korrupsionit.
“Ajo çka dua të theksoj në këtë program qeverisës që e kemi është projekti për ta luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe të gjitha dukuritë tjera negative që s’po e lejojnë Kosovën të ecë përpara”.
“Unë po flas për një lider që ka vendosur një standard të ri në politikë. Në listat e PDK-së dhe institucionet që do të dalin nga këto zgjedhje të udhëhequra nga PDK-ja, nuk do të këtë njerëz me precedent kriminal”.
“Është vendosur një vijë e kuqe për ata që i dëmtojnë institucionet dhe të ardhmen e Kosovës. Se ky projekt është i implementueshëm garantues është vetë lideri i PDK-së, Kadri Veseli”.
Ai gjithashtu shtoi se do të jap kontributin e tij në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, për çka tha se është specializimi i tij i ngushtë, por se do të angazhohet edhe në temat tjera si arsimi, zhvillimi ekonomik dhe mbështetja sociale.












