Behgjet Pacolli thotë se për shkak të sinqeritetit të tij ka rënë AKR-ja

Kryetari i Aleancës Kosova e Re dhe kandidati për deputet nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Behgjet Pacolli, ka thënë se partia e tij ka rënë për shkak se ai është treguar i sinqertë. “Është e vërtetë se ka rënie. AKR ka rënë për shkak të sinqeriteti tim. Më kanë thënë se të jesh i sinqertë dhe në […]
“Është e vërtetë se ka rënie. AKR ka rënë për shkak të sinqeriteti tim. Më kanë thënë se të jesh i sinqertë dhe në politikë nuk shkon. Në vetëdijen time, them se të jesh i sinqertë në politikë është kuptimplotë” tha ai.
Tutje shtoi se ai nuk pranon që të gënjejë.
“Unë do të doja të jem gënjeshtar as në politikë. Këto qëndron problemi që të tjerët kanë arritur të kapitalizojnë më mirë” tha ai.
Pacolli gjithashtu shtoi se “Nëse unë kam bërë ndonjë marrëveshje me dikë, unë e kam respektuar atë”, tha Pacolli në T7.












