BE: Kosova ka mbetur prapa me zbatimin e MSA-së

BE: Kosova ka mbetur prapa me zbatimin e MSA-së

Mbi njëmijë kritere sa kishte në fillim të nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim -Asociimit, Qeveria e Kosovës pas 3 vjetëve të hyrjes në fuqi të saj, arriti vetëm ta përgjysmojë shifrën e zbatimit. Në vitin 2016, janë zbatuar 741 masa nga 1347 sa ishin gjithsej, ndërsa në vitin 2018, numri masave të zbatuara ka rënë […]

Në vitin 2016, janë zbatuar 741 masa nga 1347 sa ishin gjithsej, ndërsa në vitin 2018, numri masave të zbatuara ka rënë në 362 nga 532 masa të planifikuara – që i bie se nuk është arritur të përmbushet 1/3 e planifikimit vjetor për vitin 2018.

Sipas drejtorit të Institutit EPIK, Kosova në vazhdimësi ka treguar më pak ambicie për zbatimin e masave të MSA-së, raporton KTV.

Në anën tjetër, Agjenda Evropiane e Reformave, e cila ka 22 prioritete, pavarësisht se është premtuar që brenda pak kohës do të realizohen, janë përmbushur vetëm 5 nga to.

Sipas Shashës, mosrealizimi i këtyre kritereve ka ardhur deri te zvogëlimi i ndihmës financiare nga ana e Bashkimit Evropian për Kosovën që është në kuadër të marrëveshjes së IPA-së.

Në një përgjigje me shkrim nga Zyra e BE-së në Kosovë thuhet se në shumë sfera, implementimi i MSA-së ka mbetur prapa.

“Kosova ende nuk i ka kryer obligimet e MSA-së, sa i përket ndihmës shtetërore, veçanërisht në paraqitjen dhe radhitjen e skemave të përgatitura nga afati i përcaktuar kontraktual. Për më tepër, një numër i masave ndihmëse, të siguruara në nivelin qendror ose lokal, këtu përmendet Posta dhe Telekomi, e cila duhet të hetohet siç duhet. Kosova ka garantuar që brenda pesë vjetëve të hyrjes në fuqi të MSA-së, do të mbrojë të drejtat intelektuale, industriale dhe komerciale, ashtu siç respektohen në Bashkimin Evropian. Përgatitjet për të respektuar këtë afat kanë mbetur prapa dhe Kosova rrezikon që këto kushte të mos i përmbushë me kohë”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së.

Aty thuhet se, një numër i vendimeve që ka marrë Qeveria, janë në kundërshtim me MSA-në.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?