Bajrami i bërtet fort Ymerit, ky ia kthen: Pse dojshe me bë koalicion me ata që i paskan thy kerret – VV’në

Një përplasje e ashpër është zhvilluar sonte në Debat Plus mes kandidates për deputete nga LDK, Hykmete Bajrami dhe kandidatit për deputet nga PSD, Visar Ymeri, transmeton Periskopi. Debati ka eskaluar kur Ymeri tha se : Njëherë the se heqim dorë nga asfalti e tani do ta zgjerojmë rrugën, me cka, dmth nuk pasni heq […]
Debati ka eskaluar kur Ymeri tha se : Njëherë the se heqim dorë nga asfalti e tani do ta zgjerojmë rrugën, me cka, dmth nuk pasni heq dorë nga asfalti. Mos keqinformo, ju i keni premtu 150 mijë vende i ke premtu ku janë tash, prapë do me rrejtë a?
Bajrami ka reaguar me: Dëgjo, a po ndalesh. Spo ke guxim me i dëgju agumentet. Janë arritur të hyrat nga Dogana, nga TVSH, ka pasë rritje ekonomike.’’
Tutje ajo me ton shumë të lartë tha:
‘’Më ke dekoncentru mua se po pisket. Me zhurmë do me fitu bastin. S’ke mendim hiq. Sje kredibil’’
Ymeri: Cka na ttegove ti deri qitash. Sa ka qenë rritja ekonomike. Tash po thu që s’na ke lënë me gaz lotsjellës.
Bajrami: A e din që ke ardh dhe i ke thy 12 kerre në oborr të ministrisë.
Ymeri: Unë s’jam në VV. E pse dojshe me bo koalicion me qata që i paskan thy kerret (VV). Ju ka mashtru VV.
‘’Mos bëni zhurmë’’, përfundoi Hykmete Bajrami./PERISKOPI/
https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/472085200056415/












