Avokati Giuliani kundërsulmon për Trumpin pas

Rudy Giuliani, avokati personal i Donald Trumpit që është thellësisht i përfshirë në skandalin e madh të presionit ndaj Ukrainës, tha gjatë ditës së sotme se nuk do të bashkëpunonte me komitetin e Kongresit që po udhëheq hetimin për shkarkimin e presidentit. Ish kryetari i Nju Jorkut shfaqi qëndrim luftues ndaj demokratëve në Kongres. Giuliani […]
Ish kryetari i Nju Jorkut shfaqi qëndrim luftues ndaj demokratëve në Kongres.
Giuliani kishte akuzuar Adam Schiffin, shefin e komitetit të inteligjencës në Kongres, se po udhëhiqej nga politika partiake dhe jo nga kërkimi për të vërtetën.
Më pas, Giuliani i ndërroi mendimin duke thënë se do ta “konsideronte” megjithatë bashkëpunimin, nëse do një gjë të tillë do t’ia kërkonte Trumpi, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
Ndërkohë, nuk ka asnjë provë për ndonjë shkelje ligjore që mund të kishte bërë Joe Biden apo i biri i tij Hunter Biden. /Periskopi












