Arrestohet një gjyqtar dhe një polic për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Skënderaj

Arrestohet një gjyqtar dhe një polic për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Skënderaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë pasdites së sotme kanë arrestuar një gjyqtar dhe një zyrtar policor të dyshuar për “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”,“ marrje ryshfeti” dhe “ushtrim i ndikimit”, përcjellë Periskopi. Këtë arrestim e ka kryer Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit pas pesë muajve të zhvillimit të hetimeve […]

Këtë arrestim e ka kryer Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit pas pesë muajve të zhvillimit të hetimeve profesionale dhe aplikimit të masave të përcaktuara.

Më poshtë keni njoftimin e plotë të Policisë për këtë rast:

Policia e Kosovës arreston një gjyqtar dhe një zyrtar policor të dyshuar për “keqperdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”,“ marrje ryshfeti” dhe “ushtrim i ndikimit”

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), pas pesë muajve të zhvillimit të hetimeve profesionale dhe aplikimit të masave të përcaktuara sipas KPPRKS-së, nga hetuesit rajonal për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Prishtinë  ka siguruar informacione relevante që kanë pasqyruar abuzimin e funksioneve gjyqësore, gjegjësisht veprime që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit.

Gjatë aplikimit të masave dhe veprimeve hetimore janë siguruar dëshmi të bazuara për inkriminimin e dy zyrtarëve; një gjyqtari në Departamentin Penal të Gjykatës Themelore në Skenderaj (potencuar më lartë) dhe të një zyrtari policor.

Sonte me datë 26.09.2019, në orët e pasditës dy personat e dyshuar, gjyqtari dhe zyrtari policor janë arrestuar nga njësia rajonale për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Prishtinë.

Zyrtari policor menjëher është suspenduar dhe në kuadër të veprimeve të mëtejme është njoftuar dhe përfshirë edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Operacioni i datës 26.09.2019, është realizuar në bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimeve hetimore me Prokurorinë Speciale të RKS-së.

Dy personat e dyshuar dhe tani më të arrestuar nën dyshimin për vepra penale “keqperdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë”, “ marrje ryshfeti” dhe “ushtrim i ndikimit” janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin kompetent të njëjtëve iu është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, për procedura të mëtejme.

Policia e Kosovës ri-konfirmon se mbetet e përkushtuar në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjitha nivelet, prandaj çdoherë dhe ndaj kujtdo që bie ndesh me procedurat dhe ligjet e Republikës së Kosovës, pavarsisht rolit dhe funksionit që ka individi i caktuar do të ndërmerren veprime rigoroze sipas kompetencës ligjore.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?