Arabia Saudite: Do e çojmë në stratosferë çmimin e naftës

Arabia Saudite: Do e çojmë në stratosferë çmimin e naftës

Arabia Saudite ka ndërmarrë hapin e parë kundër Iranit që pas sulmit ndaj rafnerive të naftës më 14 shtator. Princi I kurorës Mohammed Bin Salman, ka paralajmëruar se do të rrisë çmimin e naftës me shifra të paimagjinueshme nëse bota nuk vepron për të penguar Teheranin. Në një intervistë për mediat amerikane, Mohammed Bin Salman […]

Arabia Saudite ka ndërmarrë hapin e parë kundër Iranit që pas sulmit ndaj rafnerive të naftës më 14 shtator.

Princi I kurorës Mohammed Bin Salman, ka paralajmëruar se do të rrisë çmimin e naftës me shifra të paimagjinueshme nëse bota nuk vepron për të penguar Teheranin.

Në një intervistë për mediat amerikane, Mohammed Bin Salman gjithashtu tha se një lutë mes Arabisë Saudite dhe Iranit, do të shkatërronte ekonominë globale.

“Nëse bota nuk ndërmerr një veprim të fortë dhe të vendosur për të penguar Iranin, ne do të shohim përshkallëzime të mëtejshme që do të kërcënojnë interesat botërore. Furnizimi me naftë do të ndërpritet dhe çmimet e naftës do të rriten në një shifër të paimagjinueshme që nuk e kemi parë në kohërat tona. Sot ne hapim të gjitha nismat për një zgjidhje politike në Jemen. Shpresojmë që kjo të ndodhë sot e jo nesër”, tha Bin Salman.

Irani ka mohuar ço përfshirje në sulmin me dronë ndaj rafinerive të naftës në Arabinë Saudite që çoi në dëmtimin e rreth 5% të furnizimit global të naftës.

Sulmi është reflektuar menjëherë në rritjen e çmimit të naftës.

Arabia Saudite ka njoftuar se 18 dronë dhe shtatë raketa sulmuan dy rafinerite më 14 shtator. Rebelët e Jemenit të mbështetur nga Irani, rivali kryesor i Arabisë Saudite, morën përsipër sulmin, por princi I kurorës është I bindur se pas tyre qëndron Teherani.

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë fajësuar regjimin Iranian.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?