Albin Kurti shet mend por del qesharak e i turpëruar: “A je i pavarur nëse me pavarësi e heq pavarësinë?”

Albin Kurti shet mend por del qesharak e i turpëruar: “A je i pavarur nëse me pavarësi e heq pavarësinë?”

“Nëse je i pavarur, duhet të jesh i pavarur edhe nga pavarësia.” – deklaroi lideri i Vetëvendosjes dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti në emisionin Pressing. Ai përmendi Kushtetutën e Kosovës që i pamundëson vendit tonë të ketë “pretendime territoriale” apo të kërkojë “bashkim me ndonjë shtet” tjetër. Pikën 3 të Nenit […]

Ai përmendi Kushtetutën e Kosovës që i pamundëson vendit tonë të ketë “pretendime territoriale” apo të kërkojë “bashkim me ndonjë shtet” tjetër.

Pikën 3 të Nenit 1, z.Kurti e sheh në kundërshti me pikën 1 të të njëjtit nen. “Pika 1.1 dhe 1.3 e Kushtetutës tonë janë në kundërshtim me njëra-tjetrën. Kjo është absurde.” – tha ai, duke kritikuar imponimin ndërkombëtar për simbolet dhe projektin politik të shtetit tonë, shkruan Periskopi.

Ai konkretisht u pyet nëse e ka prioritet Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ashtu siç e synon programi politik i partisë së tij. Përgjigjja e tij ishte e vagullt, por ai haptas i mëshoi Kushtetutës, më saktë nenit themeltar ku bëhet “Përkufizimi i Shtetit”.

Neni 1 thotë që “Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm.” Por, z.Kurti – i njohur për lojën dhe dredhitë e tij me fjalët – fjalës pavarësi ia atribuoi një kuptim shumë më të gjerë, atë të “pavarësisë për të mos qenë të pavarur në rast të Bashkimit me Shqipërinë.”

Por, a je i pavarur nëse vendos që me pavarësi të heqësh pavarësinë? Natyrisht që jo. Dhe pikërisht një gjë e tillë vendoset në themelet e Kushtetutës sonë, më saktë te Kapitulli i Dispozitave Themelore për të cilën është qesharake dhe e turpshme madje edhe të merret opinion nga ekspertë të fushës apo nga Gjykata Kushtetuese.

Mësojmë që z.Kurti në partinë e tij ka afruar edhe z.Gazmend Islami, kryetar i Ballit Kombëtar Demokratik, dh që është ndër të paktit në vend që promovon politika të ekstremit të djathtë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?