Albin Kurti: Flamuri i Kosovës është lara-lara, çka t’i bëj tash

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje është i ftuar në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini. Kurtit i është shfaqur një video në të cilën shihet qëndrimet e ndërruara të tij lidhur me flamurin e Republikës së Kosovës. Në njërën ai himnizonte flamurin kombëtar duke e tallur flamurin shtetëror e duke i thënë “lara lara”. […]

Kurtit i është shfaqur një video në të cilën shihet qëndrimet e ndërruara të tij lidhur me flamurin e Republikës së Kosovës. Në njërën ai himnizonte flamurin kombëtar duke e tallur flamurin shtetëror e duke i thënë “lara lara”. Në tjetrën, ai thotë që do të respektojë flamurin e Kosovës në zyren e kryeministrit, shkruan Periskopi.

I pyetur nga analistët nëse besonte që flamuri i Kosovës është ende “lara-lara”, një term tepër pezhorativ për një simbol të shtetit, Kurti u përgjigj duke thënë “Po lara-lara është, çka t’i bëj tash!”

Më tej, ai tha se harta e Kosovës në flamur ka filluar të ketë konotacion më pozitiv pas idesë për shkëmbimin e territoreve që u diskutua gjatë këtij viti dhe vitit të kaluar.

Kurti po ashtu, ndërroi qëndrimin në lidhje me rritjen e buxhetit për Ushtrinë e Kosovës. Para një jave, z.Kurti kishte deklaruar se do t’i ndante 150 milionë euro në vit, ndërsa sot deklaroi se do t’i ndante 100 milionë.

Aktualisht, Kosova i ndan 60 milionë euro nga buxheti i shtetit për Forcën e Sigurisë së Kosovës. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?