Albin Kurti bënë pazar 2.5 milionë euro me një kompani ndërtimi në Prizren (Video)

Nëse Albin Kurtit i ecë një pazar siç e ka planifikuar, të mërkurën mund t’i shtfëngoj duart sërish me pronarin e një kompanie ndërtimore në Prizren. Një video që është shpërndarë në internet, zbulon një aferë të madhe korruptive në cilën shihet se është i përfshirë kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kryetari i Prizrenit nga […]
Një video që është shpërndarë në internet, zbulon një aferë të madhe korruptive në cilën shihet se është i përfshirë kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kryetari i Prizrenit nga VV, Mytaher Haskuka si dhe pronari i kompanisë ndërtimore “Sopaj”.
Në video shihet Albin Kurti gjatë një vizite që i ka bërë para pak ditësh, më 14 shtator 2019, kompanisë “Sopaj”. Pikërisht për këtë vizitë, Kurti kishte publikuar video edhe në faqen e tij në Facebook.
Ndërkohë, Indeksonline ka siguruar dokumente zyrtare që dëshmojnë se këtë të mërkure, Kuvendi Komunal i Prizrenit ka në rend dite një pikë të rendit të ditës për interesa të kompanisë “Sopaj”.
Në pikën 6 të rendit ditës planifikohet votimi për hyrje në koncesion të pronës komunale. Pra planifikohet të autorizohet kryetari i Komunës së Prizrenit, Mythaer Haskuka që të ketë të drejtën e pazarit të tokës në një zonë shumë të shtrenjt të Prizrenit, me kompaninë “Sopaj”.
Bëhet fjalë për pronën komunale prej 459 metra katrorë në cilën kompania Sopaj planifikon të ndërtoj banesa.
Nëse kalkulohet sipërfaqja e kësaj prone dhe shumëzohet me 8 kate sa planifikohet të ndërtohet, shuma totale do të jetë 3 mijë e 672 metra katrorë për banesa.
Vlera në zonën e banesave të kompanisë Sopaj për 3672 metra katrorë dhe çmimi prej 700 euro për metër katror është baraz me 2 milionë e 570 mijë e 400 euro.
https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2019/09/09055962.pdf
https://www.facebook.com/albaniamagazineofficial/videos/389276945064332/













