Aktakuzë për gruan e kthyer nga Siria, prokuroria tregon se si iu bashkëngjit zonave të luftës

Aktakuzë për gruan e kthyer nga Siria, prokuroria tregon se si iu bashkëngjit zonave të luftës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë një gruaje e cila është kthyer nga Siria në Kosovë në operacionin e organeve shtetërore. Bëhet fjalë për N.H, dhe e njëjta dyshohet për veprën penale “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht […]

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë një gruaje e cila është kthyer nga Siria në Kosovë në operacionin e organeve shtetërore.

Bëhet fjalë për N.H, dhe e njëjta dyshohet për veprën penale “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës”.“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pran Gjykatës Themelore në Prishtinë –Departamenti Speciale, kundër N.H., për shkak se ka kryer veprën penale “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ekziston dyshimi i bazuar mirë se e pandehura N.H., me dashje direkte që nga data 26.09.2014, ka kaluar në pikën kufitare të Hanit të Elezit, në drejtim të shtetit të Maqedonisë për në Turqi dhe më pas ka përfunduar për në Siri, në zonën e konfliktit Siri-Irak me qëllim që t’iu bashkëngjitet grupeve terroriste “ISIS” dhe “Al Nusra”.

Me këto veprime e pandehura N.H., ka kryer veprën penale, “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës” nga neni 3 paragrafi 3 të Ligjit për ndalimin e Bashkimit në Konflikte të Armatosura Jashtë Territorit të Vendit (Ligji nr.05/L-002) dhe “Organizimi dhe Pjesëmarrja ne grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 i KPK.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?