Aksident tragjik mes autobusit e kamionit, 36 të vdekur në Kinë

Të paktën 36 njerëz kanë vdekur dhe 36 të tjerë janë lënduar në pjesën lindore të Kinës kur një autobus i mbushur me njerëz, të cilit i ishte shfryrë goma, u përplas me një kamion. Në autobus ndodheshin 69 njerëz, që ishte kapaciteti i tij maksimal, kur u përplas me një kamion mallrash në provincën […]

Në autobus ndodheshin 69 njerëz, që ishte kapaciteti i tij maksimal, kur u përplas me një kamion mallrash në provincën lindore, Jiangsu, të shtunën në mëngjes. Kështu njoftoi byroja e sigurisë publike në Yixing.

Byroja për siguri publike njoftoi përmes një deklarate se, bazuar në hetimet fillestare, aksidenti i tmerrshëm ndodhi për shkak të një gome të shfryrë në pjesën e përparme të autobusit.

Përpos personave të vdekur, në aksident u lënduan rëndë 9 të tjerë, 26 pësuan lëndime më të lehta, ndërsa një person është lëshuar nga spitali për në shtëpi.

Aksidentet fatale janë të shpeshta në Kinë, ku rregullat e trafikut shpesh nuk respektohen dhe nuk mbikëqyren nga autoritetet.

Sipas statistikave zyrtare, vetëm në vitin 2015 në Kinë kanë vdekur 58 mijë njerëz si pasojë e aksidenteve në trafik.

Në rreth 90 për qind të rasteve, policia tha se shkaktar i vdekjeve në trafik ka qenë shkelja e rregullave të komunikacionit rrugor, shkruan “The Guardian”, transmeton Express.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?