Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Gjilan, policia jep detaje

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan, përkatësisht në Kishnicë. Në ora 17:40 në rrugën Prishtinë-Gjilan, përkatësisht në Kishnicë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku. Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete dhe katër persona kanë marrë lëndime trupore, ndërkaq njëri prej tyre ka pësuar lëndime më të rënda. Këtë e […]
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan, përkatësisht në Kishnicë.
Në ora 17:40 në rrugën Prishtinë-Gjilan, përkatësisht në Kishnicë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.
Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete dhe katër persona kanë marrë lëndime trupore, ndërkaq njëri prej tyre ka pësuar lëndime më të rënda.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
“Të lënduarit janë përcjellë për trajtim mjekësor. Për shkak të këtij aksidenti, rruga nacionale Prishtinë-Gjilan dhe anasjelltas është bllokuar deri në përfundim të vendshiqimit dhe përfundimit të procedurave tjera të nevojshme në vendin e aksidentit”, ka treguar Hoxha për lajmi.net.
Tutje, ai iu ka bërë thirrje të gjithë shoferëve që të kenë kujdes gjatë vozitjes.
“Kërkojmë nga të gjithë drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe shpejtësinë e lëvizjes së automjeteve ta përshtatin me kushtet dhe rrethanat në rrugë, në mënyrë që të shmangen aksidentet e tilla”, u shpreh Hoxha.
Më poshtë ju sjellim fotografitë që ka siguruar “Zeri.info”, nga ky aksident.













