Abazi i VV’së: Vjosa Osmani po e sulmon Albin Kurtin sepse e kanë trembur shifrat e sondazheve

Zyrtari i Vetëvendosjes, Boiken Abazi thotë se sulmi i Vjosa Osmanit ndaj Albin Kurtit, u bë pasiqë ajo është ‘trembur nga shifrat e sondazheve që ka parë’. “Kush merr vesh nga fushatat e di që kur është mbrapa në sondazhe duhet ta sulmojë kundërshtarin që të rritet vetë. Prandaj, mos u çudisni nga sulmi irracional […]
Zyrtari i Vetëvendosjes, Boiken Abazi thotë se sulmi i Vjosa Osmanit ndaj Albin Kurtit, u bë pasiqë ajo është ‘trembur nga shifrat e sondazheve që ka parë’.
“Kush merr vesh nga fushatat e di që kur është mbrapa në sondazhe duhet ta sulmojë kundërshtarin që të rritet vetë. Prandaj, mos u çudisni nga sulmi irracional i Vjosa Osmanit ndaj Albin Kurtit… ajo thjesht është trembur kur ka parë shifrat”, shkruan Abazi në Facebook.
Kujtojmë se kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK’së, Vjosa Osmani, intervistën e mbrëmshme në Pressing e ka nisur me sulme ndaj Albin Kurtit./Periskopi/












