AAK’së i bashkohet vëllai i dëshmorit të kombit, Hafir Shala

Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, i është bashkuar sot Bashkim Shala nga Malisheva, vëlla i dëshmorit të kombit Hafir Shala, i cili jeton dhe vepron në Graz të Austrisë. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili e falënderoi Shalën për kontributin e dhënë në ruajtjen dhe ngritjen e vlerave […]
Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili e falënderoi Shalën për kontributin e dhënë në ruajtjen dhe ngritjen e vlerave kulturore e arsimore të vendit tonë përmes shoqatës “Atdheu”, si kryetar i saj.
“Lajm i mirë aderimi në Aleancë i Bashkim Shalës nga Malisheva, vëlla i dëshmorit të kombit Hafir Shala. Bashkimin, i cili jeton dhe vepron në Graz të Austrisë, e falënderova për kontributin në ruajtjen dhe ngritjen e vlerave kulturore e arsimore të vendit tonë përmes shoqatës “Atdheu”, si kryetar i saj. E sigurova se diaspora jonë, si krah i djathtë i Kosovës, do ta ketë gjithmonë kujdesin tonë të veçantë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.












