AAK-PSD nis fushatën me 100 për qindëshin

AAK-PSD nis fushatën me 100 për qindëshin

Koalicioni AAK-PSD ka filluar sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 6 tetorit në Suharekë. Nënkryetari i AAK-së, Blerim Kuçi, ka hapur fushatën duke thënë se 6 tetori do të jetë referendum për shtetin e Kosovës. Ai ka thënë se vota për koalicionin AAK-PSD dhe për kandidatin për kryeministër Ramush Haradinaj është “votë për burrështetasin […]

Koalicioni AAK-PSD ka filluar sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 6 tetorit në Suharekë.

Nënkryetari i AAK-së, Blerim Kuçi, ka hapur fushatën duke thënë se 6 tetori do të jetë referendum për shtetin e Kosovës.

Ai ka thënë se vota për koalicionin AAK-PSD dhe për kandidatin për kryeministër Ramush Haradinaj është “votë për burrështetasin e shekullit 21”.

Ndërsa, kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka thënë se Haradinaj po mungon në hapje sepse ka shkuar në Amerikë “për t’u kujdesur të mos ndodhin gjëra të këqija për shtetin”.

“Më ka thënë kur s’po jemi aty sende të këqija po ndodhin për Kosovën. ‘Ka shkuar presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë e mos po mundohen të bëjnë hartë të re’. S’po votoni për ne, por ta dini se do të votoni për Kosovën”, ka thënë ai.

Ndërsa, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka munguar sot në këtë hapje pasi që gjendet në vizitë zyrtare në SHBA.

Përveç të tjerëve, para të pranishmëve në sallën e stërmbushur ka folur Daut Haradinaj.

Ai ka thënë se dihet qartë arsyeja e dorëheqjes së Ramush Haradinajt.

“Është shumë e kjartë arsyeja pse na prunë deri te zgjedhjet e jashtëzakonshme. Ishte taksa, ishte ushtria, ishte pengesa për mos me i leju të tjerët me bo pazare me tokat tona, ishin vendimet që nuk ju kanë shku në favor atyre që nuk ia kanë dashtë të mirën Kosovës dhe me të drejtë mendoj se Ramushi ia ktheu sovranin popullit, ia ktheu qytetarëve të Kosovës”, tha Haradinaj.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?