5 pozicione të thjeshta joge që ndihmojnë në shkrirjen e dhjamit të barkut akumuluar prej vitesh

5 pozicione të thjeshta joge që ndihmojnë në shkrirjen e dhjamit të barkut akumuluar prej vitesh

Yndyra e akumuluar ndër vite në zonën e barkut, mund të jetë më e vështira për t’u shkrirë! Ju mund të ushtroheni çdo ditë dhe të mbani një dietë të shëndetshme, por gjithmonë keni “pal bark”!  Pozicionet e mëposhme të jogës përshpejtojnë këtë proces, por duhet të siguroheni që të përfshini në regjimin ushqimor shumë […]

Yndyra e akumuluar ndër vite në zonën e barkut, mund të jetë më e vështira për t’u shkrirë! Ju mund të ushtroheni çdo ditë dhe të mbani një dietë të shëndetshme, por gjithmonë keni “pal bark”!  Pozicionet e mëposhme të jogës përshpejtojnë këtë proces, por duhet të siguroheni që të përfshini në regjimin ushqimor shumë fruta e perime, ujë dhe të stërviteni në mënyrë që të rrisni metabolizmin!

1. Qëndrimi  kobra (Bhujang asana)

Ky pozicion mund të forcojë muskujt e barkut dhe të ndihmojnë në shkrirjen e dhjamit.  Qëndrimi kobra do të ndihmojë gjithashtu për të forcuar pjesën e sipërme të trupit duke forcuar dhe muskujt e shpinës.

Mbajeni këtë pozicion për 15-30 sekonda.

Përsëriteni 5 herë me një kohë pushimi prej 15 sekondash mes secilës pozë.

Nëse jeni shtatzënë, keni ulcerë, hernia ose dëmtime të shtyllës, mos e provoni.

2. Qëndrimi unazë (Dhanurasana)

Ky pozicion joge përveç forcimit të muskujve të barkut do të stimulojë sistemin e tretjes dhe do të luftojë kapsllëkun, duke lejuar që trupi të shtriqet

Mundohuni të mbani këtë pozicion për 15-30 sekonda dhe të realizoni një frymëshkëmbim normal.

Përsëriteni të paktën 5 herë me një kohë pushimi prej 15 sekondash (si pozicioni i mësipërm)

3. Naukasana

Kjo pozë do të ndihmojë në shkrirjen e yndyrës rreth zonës së belit, duke forcuar muskujt e këmbëve dhe shpinës.

Shtrijini këmbët dhe ngrijini aq lart sa mundeni pa u përkulur gjunjët.

Ngrini krahët për të arritur këmbët tuaja dhe krijoni një kënd 45-gradë me trupin tuaj.

Qëndroni në këtë mënyrë për 15 sekonda.

4. Kumbhakasana

Kjo është një pozë e lehtë për të kryer, por ndihmon të djegë yndyrën e barkut, ndërsa tonifikon  dhe forcon supet, krahët, , kofshët dhe vithet.

Trupi juaj duhet të formojë një vijë të drejtë. Sigurohuni që duart tuaja janë të vendosura mirë  në tokë dhe gishtat e  hapur.

Mbajeni për 15-30 sekonda ose për aq kohë sa të jetë e mundur.

Nëse keni tension të lartë të gjakut ose çfarëdo lloji dëmtimi të shpatullës, mos e provoni.

5. Pavanamukthasana

Kjo pozë mund të ndihmojë për të lehtësuar dhimbjen e shpinës, ndërsa tonifikon muskujt abs, kofshët dhe ijet. Besohet gjithashtu të balancojë nivelet e pH në trup për të përmirësuar metabolizmin dhe për të promovuar shëndetin e aparatit tretës.

Merrni frymë thellë dhe mbajeni këtë pozicion  për 60-90 sekonda.

Përsëriteni 5 herë me të paktën 15 sekonda kohë pushimit në mes secilës pozë.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar