45 kosovarë mbesin “peng” në Aeroportin e Antalyas

45 kosovarë mbesin “peng” në Aeroportin e Antalyas

45 udhëtarë nga Kosova janë duke pritur momentalisht në Aeroportin e Antalya-s në Turqi. Derisa aeroplani që duhet të niset për në Prishtinë në orën 19:25, ata kanë mbetur “peng” i një mosmarrëveshjeje mes turoperatorit që ka organizuar këtë udhëtim dhe agjensionit nga i cili këta të fundit kanë blerë biletat. Alban Beqiri nga Four […]

Alban Beqiri nga Four Seasons Travel ka thënë se si biznes nga agjensioni turistik Pegasus Airlines me datë 05.09.2019 kishte blerë 45 bileta, ndërsa i njëjti agjension nuk ia ka dhënë biletat ditën e djeshme kur ai i ka kërkuar, e momentalisht udhëtarët po presin në aeroport.

“Jemi një turoperator në Kosovë dhe kemi 45 udhëtarë në Antalya të Turqisë. Momentalisht udhëtarët gjinden në aeroport. Unë si biznes i kam ble 45 bileta në Pegasus Airlines me datë 05.09.2019. Biletat i kam rezervuar dhe paguar si deposit 10 për qind të shumës në muajin qershor 2019.

Dje kam dasht t’i marr biletat dhe Pegasusi nuk mi ka dhënë duke më thënë që nuk i kam respektuar afatet. Kjo është një gënjeshtër. Udhëtarët janë të dëmtuar si dhe unë si biznes. Klientët duhet të dalin nesër në mëngjes në punë dhe kjo kompani nuk po i pranon udhëtarët të kthehen. Fluturimi nga Antalya është sot në orën 19:25 me orë të Turqisë.

Pegasus me qendër në Prishtinë kanë mohuar se kanë të bëjnë me rastin në fjalë. Ata kanë thënë se kjo ka të bëj me përfaqësinë në Turqi dhe se ankuesi në këtë rast ka bërë gabim në mënyrën e formës së kërkesës grupore.

“Agjensioni që e ka bërë këtë gjest është vet fajtor për një arsye që vet ka kërku, e ka bërë kërkesën për atë grup andaj nuk ka lidhje me ne. Kjo ka të bëj me përfaqësinë në Turqi që është sepse ai ka kërku prej Turqisë, qendrës kryesore, andaj ne nuk kemi linje për këtë çështje. Ndërsa, personi në fjalë që e ka bërë këtë kërkesë duhet të ketë parasysh që duhet të përcjellë formën e kërkesës grupore që e ka një formë, periudha e pritjes së grupit, prandaj e ka tejkalu atë kohë dhe tani është anku dhe ne s’kemi asgjë lidhje me këtë çështje.

S’ka të bëj me kompaninë tonë, personi që e ka bërë këtë ankesë duhet të di së në çfarë forme po aplikohet. A e ka bërë kërkesën nëpërmjet neve apo direkt ka kërku prej qendrës kryesore në Turqi.”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?