16 vjeçarja Greta ia kthen ngucjen presidentit Trump

16 vjeçarja Greta ia kthen ngucjen presidentit Trump

Greta Thunberg i ka kthyer goditjen presidentit amerikan Donald Trump që e kishte cilësuar atë me ironi “një çikë e re e e lumtur” pas fjalimit emocional që ajo e kishte dhënë në OKB. Presidenti amerikan e kishte shpërndarë videon e 16 vjeçares duke shkruar “Ajo duket një çikë e re e shumë e lumtur […]

Presidenti amerikan e kishte shpërndarë videon e 16 vjeçares duke shkruar “Ajo duket një çikë e re e shumë e lumtur që po sheh përpara drejt një të ardhmeje të ndritur e të mrekullueshme!”

Por, tash aktivistja e re ambientaliste i është përgjigjur në mënyrë sarkastike duke e ndryshuar bio-n e saj në Twitter në “Një çikë e re shumë e lumtur që po sheh përpara drejt një të ardhmeje të ndritur e të mrekullueshme.”

Llogaria e saj më herët e përshkruante si “Një aktiviste 16 vjeçare me Asperger.”

Tinejxherja suedeze dha një fjalim pasionant në samitin për ndryshime klimatike në Nju Jork të hënën, duke iu thënë liderëve botëror nga 60 vende të botës: “Nuk duhej të isha këtu. Duhej të isha në shkollë në anën tjetër të oqeanit. E megjithatë, të gjithë ju vini te ne të rinjtë për shpresë? Si keni guxim. M’i keni vjedhur ëndrrat dhe fëmijërinë time me fjalët tuaja boshe.”

Zonjusha Thunberg që kishte udhëtuar me një jaht në ShBA duke shmangur fluturimin pikërisht për shkaqe ambientalishte, shtoi: “Njerëzit po vuajnë, po vdesin, të gjitha ekosistemet po kolapsojnë, ne jemi në fillim të një zhdukjeje masive dhe krejt për çka ju mund të flisni janë paratë dhe përrallat e pafundme për rritje ekonomike. Si keni guxim?”

Greta ishte bërë virale edhe nga shikimi ngulmues me inat që i kishte dhënë presidentit Trump kur kishte mbërritur në samit. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?