100% Kosovë paralajmëron digjitalizim të sistemit të punësimit dhe shkurtim të numrit të ministrive

Në në një konferencë për media të mbajtur në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Shqipe Pantina nga Partia Socialdemokrate kanë folur rreth reformave në administratë. Tahiri atje ka sqaruar se çfarë parasheh ligji për Qeverinë që parasheh zvogëlimin e numrit të ministrive në 15. […]
Tahiri atje ka sqaruar se çfarë parasheh ligji për Qeverinë që parasheh zvogëlimin e numrit të ministrive në 15.
Sipas tij do të jenë më shumë se dy zëvendëskryeministra të cilët duhet të jenë udhëheqës të ndonjë ministrie, ndërsa çdo ministri nuk do të ketë më shumë se dy zëvendësministra. Tahiri tha se me ligjin për qeverinë janë përcaktuar edhe kompetencat e ekzekutivit pas dorëheqjes së qeverisë.
Ndërkaq, Pantina tregoi se reformat tanimë kanë filluar në qeverinë e kaluar por sipas saj puna duhet të vazhdojë edhe më tutje.
Ajo ka përmendur edhe synimet e qeverisë së tyre potenciale ku tha se do të fokusohen në de-partizimin e institucioneve shtetërore si dhe rritjen e cilësisë në arsim, por edhe reforma tjera në kuadër të Administratës Publike.
Kujtojmë se koalicioni AAK-PSD sot do të bëjë edhe zyrtarisht hapjen e fushatës elektorale nga ora 18:00 në palestrën sportive “13 Qershori” në Suharekë













